Dallaveret me vota në Prizren, prokuroria në aksion: Arrestohen disa komisionerë, shumë zyrtarë pritet të intervistohen - NACIONALE

Dallaveret me vota në Prizren, prokuroria në aksion: Arrestohen disa komisionerë, shumë zyrtarë pritet të intervistohen

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prizren sot në mëngjes kanë filluar një operacion të gjer në rajonin e Prizrenit, i cili ka për qëllim kapjen e manipuluesve të votave të 28 dhjetorit.

Gjatë këtij aksioni, deri me tani janë ndalur disa komisionarë dhe shumë zyrtarë tjerë pritet të intervistohen.

Portali Sinjali ka raportuar se në mesin e të ndaluarve është edhe djali i Nait Hasanit, Art Hasai, i cili në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka qenë komisioner.

Kursi “Kallco.com” ka raportuar për arrestimin e komisionerit të partisë së udhëhequr nga Emilja Rexhepi, Nova Demokratska Stranka (NDS).

Avokati i Blend Gjini, i ka thënë kësaj mediave se klienti i tij është i pafajshme.

“Nuk ka asnjë ndërhyrje, komisioneri i partisë që ne e mbrojmë në këtë rast nuk ka asnjë provë se ai ka manipuluar me vota”, ka thënë Gjini.

Media në fjalë ka bërë me dije se policia ka shoqëruar për intervistim edhe pesë komisionerë të tjerë të partive të ndryshme në Prizren.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për këtë rajon, Luljeta Mehmeti, ka bërë me dije se më shumë se 100 zyrtarë të angazhuar nga komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) janë ftuar për intervistim nga organet e drejtësisë.

Në një prononcim për RTK, ajo ka thënë se ata do të intervistohet nën dyshimin për manipulim me vota në Prizren në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Për detajet e këtij operacioni do të njoftoheni në përfundim të tij”, ka theksuar ajo.

Para disa dite, Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, ka njoftuar nisjen e hetimeve për këtë çështje.

“Si institucion i Prokurorit të Shtetit, kemi monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore. Tani që rinumërimi po i afrohet fundit, janë evidentuar keqpërdorime të dukshme të votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike në rajonin e Prizrenit. Në këtë drejtim, sot, në cilësinë e kryeprokurorit me vetiniciativë kam lëshuar autorizim me shkrim për Policinë e Kosovës që t’i identifikojnë personat përgjegjës, të sigurojnë prova relevante, përfshirë procesverbalet dhe nënshkrimet”, kishte thënë ai.

Ai kishte vlerësuar se të gjithë ata që e kanë prekur votën do të mbajnë përgjegjësi.

“Çdo person që ka vendosur nënshkrimin e tij duke falsifikuar rezultatet zgjedhore dhe duke ndryshuar vullnetin e qytetarit, nuk duhet të qëndrojë i qetë, do të mbajë përgjegjësi të plotë penale. Manipulimi i votës dhe falsifikimi i dokumenteve zgjedhore janë krim dhe do të ndëshkohen pa kompromis”, kishte thënë ai.

Lajme të ngjashme