Dalin pamje nga Forumi i Bledit: Kurti e Rama pranë njëri-tjetrit - NACIONALE

Dalin pamje nga Forumi i Bledit: Kurti e Rama pranë njëri-tjetrit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i vendit Albin Kurti po merr pjesë në Forumin e Bledit në Slloveni, ku të pranishëm janë edhe liderët e tjerë të nga rajoni.

Në fotografitë e postuara nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, shihen pranë njëri-tjetrit të ulur, Kryeministri i vendit Kurti e Edi Rama i Shqipërisë.

Ndryshe për pjesëmarrjen e Kurtit në Bled, ka njoftuar më parë edhe Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Bled të Sllovenisë për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023.

Në kuadër të pjesëmarrjes së tij në këtë forum, ai sonte do të marrë pjesë në darkën e punës së ftuar nga Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob, ndërkaq të hënën do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, si dhe do të zhvillojë disa takime bilaterale.

Lajme të ngjashme