Dalin fotografitë e para nga takimi në Bruksel, Kurti i buzëqeshur përballë Vuçiqit - NACIONALE

Dalin fotografitë e para nga takimi në Bruksel, Kurti i buzëqeshur përballë Vuçiqit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përderisa tashmë ka nisur takimi në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në faqen zyrtare të Këshilit Evropian janë publikuar edhe fotografitë e para nga ky takim.

Në fotografitë e publikuara shihen të ulur kryediplomati evropian, Josep Borrell, i dërguari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë Besnik Bislimi, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq si dhe kryenegociatori i Serbisë për bisedime me Kosovën, Petar Petkoviq.

Çfarë pritet të diskutohet në takim?

Dy temat kryesore që do të diskutohen në takimin e sotëm mes Kurtit e Vuçiq tashmë janë konfirmuar.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka bërë të ditur se fokusi do të jetë te Asociacioni dhe deklarata për të pagjeturit, ndërsa do të shihet se për cilat çështje të tjera mund të diskutohet.

“Takimi do të përqendrohet në zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve. Si pikë e parë e agjendës do të jetë miratimi i Deklaratës për të pagjeturit. Pika e dytë do të jetë paraqitja e draftit të parë të statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pas këtyre dy temave do të shihet sesa mund të diskutohet edhe për çështje të tjera.” – ka thënë zëdhënësi Stano.

Për këtë takim ka folur edhe emisari special i Bashimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili ka njoftuar se është takuar më parë me Kurtin për t’u përgatitur për këtë takim.

Kujtojmë se për herë të fundit Kurti dhe Vuçiq janë takuar në Ohër më 18 mars, ku edhe janë dakorduar për zbatimin e një marrëveshje të re mes dy vendeve.

Marrëveshja e fundit e arritur dihet se kërkon nga të dy palët që të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura gjatë dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për Asociacionin

Lajme të ngjashme