Daka kritikon Qeverinë: Shpërndarja e miliona eurove në prag të zgjedhjeve lënë shumë vend për dyshime
Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka komentuar vendimet e Qeverisë në detyrë që në prag të fushatës zgjedhore të shpërndanë miliona euro.
Ajo ka bërë me dije se një gjë e tillë lënë vend për dyshime të mëdha në keqpërdorimin e parasë publike.
“Mbledhja e qeverisë në orët e vona një natë para se të fillojë fushata, marrja e vendimit për 2 milionë euro që do të shfrytëzohen për fluturime apo për ardhje të mërgatës lënë shumë vend për dyshime”, ka deklaruar ajo në emisionin “60 minuta”.
Ajo ka vlerësuar së një gjë e tillë e bën garën zgjedhore të pabarabartë.
“Kjo qeveri e ka kritikuar ashpër përdorimin e xhipave, të mjeteve e resurseve shtetërore për fushatë, ndërsa tani jo vetëm që shohim xhipa gjithandej Kosovës, por shohim një sasi të madhe të parave që shfrytëzohet për fushatë”, është shprehur ajo.