Daçiqi thotë se Orbani e pyeti specifikisht se çka po bën Kurti me dialogun
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se e ka njoftuar kryeministrin hungarez Viktor Orban për situatën aktuale në Kosovë.
Siç është shprehur ai, Orbani është interesuar veçanërisht për qëndrimin e kryeministrt të Kosovës, Albin Kurtit, për dialogun.
“Ai më pyeti nëse Kurti ka ndonjë ide për marrëveshjen apo nëse vazhdimisht përpiqet të minojë marrëveshje me incidente,” – pretendoi z. Vuçiq.
I pyetur nga Tanjugu se cilat ishin mesazhet kryesore pas kësaj bisede me Orbanin, ai tha se kjo bisedë kishte qenë shumë e gjatë.
Më herët gjatë ditës, Daçiqi u takua edhe ministrin e jashtëm të shtetit Hungarez dhe i cili u shpreh se nuk do të mbështeste përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organet e Evropës.
