Daçiqi pretendon që Serbia i ka tri vija të kuqe për Kosovën: E dyta, s'do ta njohim Pavarësinë
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur sot edhe për çështjen e Kosovës në takim me homologun e tij hungarez Peter Sziarto.
Gjatë këtij takimi Szijarto u shpreh se Hungaria do të votonte kundër anëtarësimit të Kosovës në organet evropiane derisa të arrihej një marrëveshje mes palëve.
Në anën tjetër, Daçiq theksoi që Serbia mbetej e përkushtuar për të arritur marrëveshje në çështje të hapura.
“Ose është ose nuk është parim integriteti territorial, nuk mund të jesh në favor në një rast dhe kundër në një tjetër. Kur flasim për këtë punë, ne mendojmë se të gjithë e dinë, por ndoshta në Evropë nuk e dinë, prandaj ndoshta atyre nuk iu bën që Jugosllavia ishte shtet federal me gjashtë njësi federale dhe të të gjashtat krijuan shtetet e tyre,” – tha mes tjerash z. Daçiq.
Ai u shpreh më tej se për çështjen e Kosovës Serbia i kishte tri vija të kuqe.
“E para, çdogjë që nënshkruhet duhet të zbatohet. E dyta, nuk mund ta njohim pavarësinë e Kosovës dhe nuk mund ta lejojmë hyrjen e Kosovës në OKB, sepse nuk kemi mbajtur diskutime mbi thelbin e problemit tonë për marrëdhëniet reciproke. Nu kemi mbajtur dialog për të arritur një zgjidhje politike, dhe tash dikush dëshiron t’ia imponojë Serbisë që të bëjë diçka, ta njohë Kosovës në mënyrë që të futet në BE,” – foli Daçiq i pyetur nga Tanjugu për refuzimin e KFOR-it për kërkesën e saj.
Si vijë të tretë të kuqe ai përmendi sigurinë e serbëve në Kosovë.
Kujtojmë që Plani Franko-Gjerman është thënë se përmban pikërisht kërkesën që Serbia të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).
