Daçiq: ''Askush nuk do të jetë në anën e Prishtinës kur ju sfidoni gjithë botën'' - NACIONALE

Daçiq: ''Askush nuk do të jetë në anën e Prishtinës kur ju sfidoni gjithë botën''

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot së lidershipi shtetëror i Serbisë reagoi ashpër, shpejt dhe mirë ndaj ngjarjeve komplekse në veri të Kosovës. Ai vlerësoi se e vetmja mënyrë për de-eskalim të situatës, është kthimi i situatës në gjendjen para zgjedhjeve.

Ai i vlerësoi qëndrimet e ShBA-së për sitautën në veri, dhe faktin se, siç thotë ai, e paralajmëruan Kurtin se duhet të formojë Asociacionin.

“Mendoj se tani edhe SHBA-ja edhe BE-ja janë të zemëruar që lëvizjet e njëanshme të Kurtit e komplikuan situatën dhe shkaktuan konflikte”- tha Daçiq, raporton Kosovo Online.

Ai tha se, sipas tij, Prishtina është mësuar të jetë e preferuara e perëndimit dhe nuk është përballë me kërcënime deri tani-.

“Prishtina është mësuar të jetë e preferuara e Perëndimit dhe nuk është përballur me kërcënime deri më tani. Këtë që e kanë thënë amerikanët, nuk mund ta dëgjoni nga goja e evropianëve”- shtoi Daçiq.

Ai shtoi se është i interesuar të dijë se çfarë mendojnë ata që kanë votuar për fillimin e procedurës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, dhe ka thënë se kjo ishte një lloj shpërblimi për Prishtinën.

“Askush nuk do të jetë në anën e Prishtinës kur ju sfidoni gjithë botën”- shtoi Daçiq.

Daçiq ndër të tjera tha se, sipas tij, administrata amerikane ka disa hapa që mund të ndërmarrë si: mohimi i vizave, i pjesëmarrjeve në programe të caktuara ushtarake, apo marrëveshjeve financiare.

Ai shtoi se sipas tij shkaku kryesor i trazirave është Kurti, dhe thelbi i problemit është Asociacioni.

Daçiq për sulmet e serbëve ndaj KFOR-it në veri, prap ia lë fajin ‘mosveprimit’ siç e quan ai, pra mos-themelimit të Asociacionit.

“Po biem në grackën të flasim për de-përshkallëzimin, jo për shkakun dhe shkaku është Kurti, i cili gjithmonë do të sajojë diçka tjetër, askush nuk flet për Asociacionin, për thelbin e problemit, por si të ushtrojë presion. Situata është vërtet shumë komplekse, para së gjithash sepse për shkak të mosveprimit kemi ardhur në pozitë që të kemi incidente me KFOR-in, me të cilin kemi marrëdhënie profesionale”- tha Daçiq.

Ai shtoi se, sipas tij, është ironike që në KFOR kanë marrë pjesë pjesëtarë të kontingjentit italian, të cilëve serbët i janë mirënjohës sepse kanë mbrojtur kishat dhe manastiret, si dhe kontingjentit hungarez.

Për këtë, tha ai, fajin e ka komanda e KFOR-it, detyra e së cilës është të pengojë ardhjen e njësive speciale në veri pa pëlqimin e serbëve dhe hyrjen e dhunshme nëpër komuna.

Lajme të ngjashme