Çudit Ramabaja: Propozimi Evropian s’i përmbush kërkesat tona - NACIONALE

Çudit Ramabaja: Propozimi Evropian s’i përmbush kërkesat tona

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënshkrimi i planit evropian nga Kosova dhe Serbia të propozuar nga BE-ja është më afër se kurrë. Rrjedhimisht, fokusi i politikës ditore në Kosovë është i orientuar se si mund të duket ky propozim franko-gjerman dhe nëse i përshtatet Kosovës.

Në emisionin “Pressing” në T7, analisti pranë partisë në pushtet ka shprehur hapur qëndrimin e tij kundër Propozimit Europian.

Ai tha se ky propozim në parim nuk i përmbush kërkesat e shtetit të Kosovës.

“A mundesh e pranu Ramabajë që është marrëveshje e keqe”, ishte pyetja e gazetarit Leonard Kerquki drejtuar analistit të afert me VV-në Sadri Ramabajës.

“Shiko neni 7 edhe 10 nuk është i dobishëm absolut”, ia ktheu Ramabaja.

“Jo, jo, parimisht po themi”, u kundërpërgjigj Kerquki.

“Parimisht nuk i përmbush kërksat tona”, përfundoi ai.

Lajme të ngjashme