Cramon thotë vendet mosnjohëse të BE-së mund të votojnë kundër anëtarësimit të Kosovës në KE
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin e Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka treguar se cili mund të jetë qëndrimi i pesë vendeve mosnjohje të BE-së në raport me anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Duke iu përgjigjur politologut boshnjak Jasmin Mujanoviq, i cili kishte shprehur interesimin e tij për këtë qëndrim, von Cramon ka thënë se këto vend mund të mos marrin pjesë fare gjatë votimi në Asamblenë Parlamentarë të KE-së.
Sipas saj, ato edhe mund të votojnë kundër.
“Shumë prej tyre në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës me shumë gjasa nuk do të marrin pjesë në votim ose në rastin më të keq do të votojnë kundër. Kjo është ajo që së paku kam dëgjuar”, ka shkruar Cramon në llogarinë e saj në “Twitter”.
MEP @ViolavonCramon comments on the likelihood of delegates from non-recognizer states of Kosovo's sovereignty voting for the country to be admitted to the Council of Europe. https://t.co/DqWjU5JQAN
— Jasmin Mujanović (@JasminMuj) January 3, 2023
Kohë me parë, eurodeputetja kishte kritikuar Qeverinë e Kosovës për aplikim për anëtarësim në KE. Sipas saj, kjo ishte bërë pa koordinim me aleatët perëndimor.