CPJ për rastin e Klan Kosovës: Jemi të shqetësuar, po ndodhë për herë të parë në historinë e Kosovës - NACIONALE

CPJ për rastin e Klan Kosovës: Jemi të shqetësuar, po ndodhë për herë të parë në historinë e Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesi i Evropës i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), Attila Mong tha se po e ndjekin me vëmendje situatën në lidhje me pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Mong për Zërin e Amerikës, tha se kjo është shqetësuese sepse një gjë e tillë po ndodhë për herë të parë në historinë e Kosovës.

“Jemi të shqetësuar sepse sepse është hera e parë në historinë e vendit që një certifikatë biznesi e një televizioni është në rrezik ose pezullohet në një mënyrë të tillë. Ne mendojmë se heqja e certifikatës së biznesit për një media, që mund të çojë në heqjen e licencës së transmetimit është një masë ekstreme dhe duhet të merret vetëm në rrethana të jashtëzakonshme”, tha zoti Mong.

Ai tha se se heqja e licensës së një medie është zgjidhja e fundit që duhet të zbatohet.

Çdo shkelje rregullatore në lidhur me një media, dhe jo vetëm në Kosovë duhet të trajtohet në mënyrë proporcionale. Dhe revokimi ose heqja e licencës së organit të medias, duhet të jetë hapi i fundit. Ka ende mjete ligjore që televizioni mund t'i përdorë dhe ky lloj kërcënimi (ndaj medias) duhet të shmanget. Heqja e licencës së një televizioni duhet të jetë realisht zgjidhja e fundit dhe duhet zbatuar në mënyrë proporcionale”, tha përfaqësuesi i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve për Zërin e Amerikës.

Lajme të ngjashme