Çohet jerm vëllai i Fitore Pacollit, thotë se pyetësoret e Reporterëve pa Kufij u mbushën nga gazetarët e Nacionales
Fitim Pacolli, vëllai i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka gënjyer duke thënë se gazetarët, më konkretisht ata të Nacionales, kanë plotësuar pyetësorët e Reporterëve pa Kufij, rreth lirisë së mediave në Kosovë.
Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se ky raport, me të cilin krenohej kryeministri në largim, Albin Kurti, ka “më pak vlerë se letra e tualetit”.
“Raporti i Gazetarëve pa Kufi, ka vlerë ma pak se letra e tualetit.
Pse?
Ky raport bahet në bazë të raporteve (pytesorëve) që i marrin prej gazetarëve te vendeve përkatëse.
DMTH, gazetari "Filan Fisteku" e plotëson pyetsorin zi e terr për Qeverinë, si shumica e gazetarëve të Nacionalës, të Klanit etj.
Gazetarët në Kosovë, shumica janë gazetarë të oligarkëve që me punen e vet tentojnë me e destabilizu Kosovën edhe bojnë ç'mos mos me e pa Albin Kurtin, në pushtet. Në të njejtën kohë kanë liri absolute, mujnë çfardo lajmi me e publiku edhe nuk majnë asni përgjegjësi njejt edhe fyejnë pa asnjë përgjegjësi. Prandaj ky raport sa i përket Kosovës është i kotë” – ka shkruar ai.