Çmontimi i propagandës për pak minuta: Vigan Qorrolli, "viktima" e tretë e Visar Ymerit - NACIONALE

Çmontimi i propagandës për pak minuta: Vigan Qorrolli, "viktima" e tretë e Visar Ymerit

2 javë më parë

nga NACIONALE

Analisti Visar Ymeri vazhdon të jetë i pamëshirshëm ndaj zyrtarëve të Qeverisë Kurti. Dekonstruktimin e propagandës së VV-së, ai nuk e ka ndalur as mbrëmë në emisionin “Debat Plus”, ku debatohej për tri vite të Qeverisë Kurti në fushën e drejtësisë.

Viktima e radhës e Ymerit ishte zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli. Ky i fundit, e ka përjetuar atë që më herët e kishin përjetuar edhe Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe deputeti i VV-së, Armend Muja, raporton Nacionale.

Për më pak së 15 minuta, Ymeri e ka përballur zyrtarin qeveritar me dështimet e qeverisë në fushën e drejtësisë. Zotimet e kryeministrit Kurti në fushën e drejtësisë për Këshillin e Evropës, kritikat e Komisionit të Venecias për ligjet kryesore nga kjo fushë dhe rrëzimi i tyre nga Kushtetuesja kanë qenë vetëm disa nga temat që i ka ngritur Yemeri e për të cilat Qorrolli nuk ka pasur përgjigje.

Duke mos arritur të shpjegonte mospërmbushjen e premtimeve të VV-, Qorrolli është detyruar të thotë disa herë se nuk është pjesë e VV-së dhe se nuk ka garuar në zgjedhje.

Çka ndodhi në emision?

Pas rezymesë që e bëri zëvendësministri Qollori, duke treguar punën e ekzekutivit në këtë dikaster, radha ishte për analistin e përhershëm të emisionit Visar Ymeri, i cili dikur ka qenë kryetar i VV-së.

Më të marrë fjalën, Ymeri e ka përballur Qorrollin me dështimet e Ministrisë së Drejtësisë.

Ai ka bërë me dije se konstatimet e Komisionit të Venecias për ligjet kryesore të reformës së drejtësisë nuk janë për tu lavdëruar.

"Për Buron, herën e parë, në tërësi ata e kanë parë ligjin sikur nuk i plotëson standardet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kjo ka qenë një prej vërejtjeve më të thella që mundet me ta dhënë një komision vlerësues për një ligj, të cilin ju po thoni se e keni bo që qytetarët me e prek drejtësinë. Ndërkohë, që ligji në vete ka rrezikuar të drejtat e njeriut, që tregon ose mosdije ose shpërfillje nga ana e ministrisë tuaj kur është draftu ligji”, ka thënë Ymeri.

Ai ka thënë se ideja fillestare e këtij ligji nuk ka qenë në përputhje me të drejtat e njeriut.

E dyta, ne nuk mujmë me fol për drejtësi prej një qeverie kur në të njëjtën kohë ti e ke kryeministrin, presidenten e shtetit dhe kryetarin e Kuvendit, të cilët në letrën që ia drejtojnë Dora Bakojanis, Këshillit të Evropës, aty i pranojnë të gjitha vërejtjet dhe kriteret që janë paraqitur nga Këshilli i Evropës. Njeri prej kritereve, gati i pari në listë, a e dini cili është? Ndërhyrja përmes diskursit publik në pavarësinë e gjyqësorit dhe në minimin e kredibilitetit të gjyqësorit. Pra, ju thatë se po mundoheni ta bëni një gjyqësor, i cili është kredibil për qytetarët, ndërkohë që Këshilli i Evropës ka tërhequr vërejtjen për Qeverinë e Kosovës, ose për eksponatët e Qeverisë së Kosovës, e këtu sigurisht që e kanë pasur fjalën edhe për kryeministrin ku kanë thënë mënyra se ti e trajton gjyqësorin në diskursin tanë publik ja humb kredibilitetin atij gjyqësori, që mendoj se është vërejte jashtëzakonisht e rëndësishme dhe që duhet me marr parasysh”, ka thënë ai, duke shtuar se Kurti në letër e ka pranuar se ka pasur ndërhyrje.

Pra, të gjitha ato deklarime që i kemi dëgjuar nga kryeministri prej mënyrës qysh ka fol për kandidatin për kryeprokuror e deri të mënyra qysh i ka kritikuar prokurorët që po i ndjekin rastet e korrupsionit në qeverinë tuaj, Këshilli i Evropës i ka vlerësuar sikur ndërhyje në gjyqësor dhe në fund kryeministri me nënshkrimin e vet u pajtu se këto janë ndërhyrje dhe nuk do t`i përsërisim më”, ka thënë Qorrolli.

Ai ka përmendur edhe vlerësimin e Komisionit të Venecias për vetingun, duke thënë se prej pesë opsioneve të ministrisë, komisioni në fjalë ka rekomanduar veting të pjesshëm.

Prej ligjit për Këshillin Prokurorial që po ashtu është kthyer mbrapa nga Komisioni i Venecias, te Byroja dhe të Vetingu, domethënë tre strumbullarët e reformës në drejtësi të gjitha këto janë kritikuar dhe janë zhvleftësuar ose reduktuar nga sugjerimet e Komisionit të Venecias. A i bije kjo që ju nuk e keni ditë çka po doni më bo? Ai i bije që e keni ditë, por nuk e keni ditë qysh duhet me bo? Apo i bije kjo se çka keni pa ju si nevojë për reformën në drejtësi nuk paska qenë e tillë?”, ka thënë Ymeri.

Më pas, ka ndërhyrë zëvendësministri Qorrolli, duke thënë një gjë që i ka hapur të gjithë të pranishmit në studio.

Lufta kundër korrupsionit ju e dini që nuk luftohet nëpër tryeza, nëpër hotele dhe as nëpër studio televizive, as nga politika, por nga institucionet ligj zbatuese”, ka thënë zëvendësministri.

Këtu Ymeri e ka sfiduar më një pyetjet Qorrollin.

Pse keni ardhur në pushtet me kartën e luftës kundër korrupsionit? Domethënë ju e pasni ditë”, ka thënë ai.

Unë s`kam garuar në zgjedhje”, është përgjigjur Qorrolli.

Ymeri ia ka kthyer se ai e përfaqëson Qeverinë.

Ti këtu e përfaqëson qeverinë e VV-së, po me vjen keq. Nuk ka lidhje a keni garu apo jo”, është shprehur Ymeri.

Më pas, zëvendësministri është munduar që përgjegjësinë të hedh të prokurorët dhe gjykatësit.

Të gjitha instrument të cilat janë të Ministrisë së Drejtësisë në dispozicion, si organ që bën politika në kuadër të qeverisë sa i takon drejtësisë janë të standardizuar maksimalisht. Kështu që, gjyqtarët dhe prokurorët do të duhej veç me pasë më shumë guxim në mënyrë që ata me ndërtuar një luftë kundër korrupsionit”, ka thënë Qorrolli.

Por, Yemeri ka sqaruar se çështjet që ka ngritur janë punë të ministrisë.

Z. Qorrolli, qëto tri çështje që t`i përmenda janë ligje që i ka shkruar ministria e juaj, nuk ka të bëj me prokuror dhe gjykatës fare. Unë po flasë veç çka ka shkru ministria e juaj”, ka thënë Ymeri.

Më pas, zëvendësministri ka tentuar t`i ik debatit, duke u marrë me letrën që tre liderët institucionalë ia kanë dërguar Këshillit të Evropës.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se politikanët kanë të drejtë t`i komentojnë vendimet e gjykatave, duke shtuar se kjo ndodh edhe në Perëndim.

Se fundi, Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë ka marrë një vendim që e ka shpall jo kushtetues Ligjin për nxemjet në Gjermani dhe kancelari Sholz dhe komplet enturazhi i tij politik kanë shprehur mospajtime të thella me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Gjermanisë. Edhe presidentet amerikan historikisht, sidomos në shekullin e 20, por edhe se fundi Tumpi dhe Biden kanë mos pajtimet e tyre publike me vendimet e Gjykatës Supreme. Por, detyrimi i zbatimit të atyre vendimeve është i pakontestueshëm”, ka thënë Qorrolli.

Më pas, Ymeri ia ka cituar letrën Qorrollit.

Kur ia kanë kthyer letrën krerët institucionalë të Kosovës, i kanë rendit në një aneks krejt ato vërejtjet dhe kanë thënë se për të gjitha ato ne do të marrim masa që me i plotësu, përfshirë atë që ta lexova, që i bije se këta e kanë njoftë si problem. Sepse përndryshe kanë mujtë në letër me ia shkru qysh the ti, gjykata e Gjermanisë, presidentët amerikanë, krejt këta merren me komentime të vendimeve gjyqësore, por nuk ia kanë shkru këtë në letër”, është shprehur Ymeri.

Këtu Qorrolli është munduar të ironizojë me Ymerin, duke i thënë se po shkëlqen në lexime të letrave.

"Unë nuk lexoj letra, unë shkruaj letra, z. Ymeri", ka thënë Qorroli.

Huqjet e Qorrollit për Telekomin dhe Kishën Ortodokse Serbe

Ymeri dhe Qorrolli janë përplasur edhe për çështje tjera në këtë debat.

Madje, në paraqitjen e tij zëvendësministri Qorroli ka bërë edhe disa huqje jo të lehta.

Duke e komentuar vendimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit, ai përmend Bashkësinë Ortodokse të Kosovës, e cila nuk ekziston.

Gabimi elementar, atëherë dhe sot i Gjykatës Kushtetuese, për mua është pranimi i legjitimitetit të UNMIK dhe AKMP-së dhe jo i AKP-së trashëgimtares së saj. Dhe e dyta legjitimimi i Manastirit të Deçanit dhe jo sipas ligjit të Bashkësisë Ortodokse të Kosovës, nëse ekziston e regjistruar ajo”, ka thënë Qorrolli.

Ymeri ka reaguar, duke thënë se Qorrolli po bën gabime elementare.

Z. Qorrolli, si jurist tregojeni situatën qysh është. Se i bëtë disa gabime elementare. E para, është se Kisha Ortodokse Serbe është e pranuar me plan të Ahtisarit me ligjet e Kosovës. Dhe e dyta, Gjykata Kushtetuese nuk i ka pranuar këto si palë. A po e sheh ku e keni gabimin. Nuk e ka pranuar Gjykata Kushtetuese, e ka pranuar Gjykata Supreme”, është shprehur Ymeri.

Në replikën e tij, Qorrolli është munduar ta përmirëson gabimin.

Dhoma e Veçantë e ka kthyer në rigjykim, por Gjykata Kushtetuese ia ka grabit lëndën”, është shprehur ëvendeministri.

Ndërsa, Ymeri e ka ftuar atë të lexon vendimin e Kushtetueses.

Lexoje Gjykatën Kushtetuese, se Gjykata Kushtetuese nuk ka faj, ajo ka thanë se procesi gjyqësor është kryer dhe është cenim i sigurisë juridike, nëse ti e kthen një vendim që është res judikata”, ka theksuar Ymeri.

Zëvendësministri ka gabuar edhe për financat e Telekomin të Kosovës.

Duke diskutuar për çështjen e punëtorëve të Telekomit të Kosovës, të cilët ende nuk i kanë marrë pagat për shkak të bllokimit të llogarive financiare, ai ka lënë të nënkuptohet se këta punëtorë paguhet nga buxheti i shtetit.

Duhet ta pyesni thesarin, ata merren me detajisht. Shpërndarja e pagave, zbatimi i vendimeve janë institucione zinxhirore, të cilat i realizojnë”, është shprehur zëvendësministri i Drejtësisë.

Edhe këtu ka ndërhyrë Ymeri, duke i treguar zyrtarit qeveritar se e ka gabim.

Nuk i shpërndanë pagat e Telekomit thesari. Ajo është kompani publike, ato e kanë buxhetin e vet, si marrin pagat prej buxhetit”, ka sqaruar Ymeri.

Më pas, Qorrolli u mundua ta ndreq gabimin.

Po thesari i tyne more burrë, drejtori e financave në kuadër të Telekomit të Kosovës, kuleta e tyre, po nuk thash thesari i shtetit i qeverise”, ka sqaruar Qorroli.

Mirëpo, Ymeri ka insistuar se ai ishte gabim.

Kur thua thesari është thesari i qeverise, se telekomi nuk ka thesar të vetin. Mos bëni hajgare”, është shprehur Ymeri.

Në të njëjtën mënyrë, Ymeri kishte shpërfytyruar para disa muajve deputetin e VV-së, Armend Muja.

I “lënduar” nga debati me Visar Ymerin, në vitin 2020, kishte dalë edhe ministri i Financave Hekuran Murati.

Lajme të ngjashme