“Më vije keq, më vije”: Visar Ymeri ia mbathi këpucët e Pal Lekajt, Hekuran Muratit
Analisti Visar Ymeri e ka ‘gozhduar’ mbrëmë në një debat ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin. Ky i fundit në shumë tema nuk ka mundur t’i përgjigjet interesimit të analistit.
Madje, për disa çështje ministri është zënë ngushtë dhe vetëm ka pohuar konstatimet e Ymerit.
Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Ymeri, i cili dikur ka qenë kryetar i VV-së, vazhdimisht e ka përballur ministrin e Kurtit me pyetje të vështira dhe me shifra që propagandon Qeveria.
Çështja e parë që është diskutuar ka qenë ajo për përjashtimin e veteranëve të UÇK-së nga rritja e pagës minimale.
Pasi Murati ka deklaruar se shuma e pensionit të veteranëve më nuk është e ndërlidhur me nivelin e pagës minimale, Ymeri e ka pyetur Muratin pse Qeveria ka vendosur që ky pension të jetë 170 euro.
“Ju po thoni se prej se ka hy në fuqi plotësim-ndryshimi i ligjit, më ndërlidhja me pagën minimale nuk ekziston. Pse e përcaktoni tash 170 euro. A është kjo arbitrare, a është shkelje e ligjit me u caktu pensioni 170 euro?”, ka pyetur Ymeri.
Murati e ka pranuar se nuk është jurist dhe nuk e di pse është vendosur ky nivel i pensionit. “Se është vendos më herët, ka praktika juridike, unë nuk jam jurist që të tregojë se si rrjedhin këto të drejta dhe pritja pasurore. Por, ka ndodhur dhe përfituesit vazhdojnë t’i marrin nga 170 euro”, është përgjigjur Murati.
Me tej, ministri ka insistuar se shkëputja e ndërlidhjes së pagës minimale me pensionin ka ndodhur në vitin 2016, kur është votuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Veteranët e UÇK-së, por Ymeri ia ka kontestuar këtë fakt.
“Realisht nuk ka ndodhur shkëputja në kuptimin e pareve që i kanë marrë. Ata kanë vazhduat me i marrë nga 170 ero dhe kjo është lidh me pagën minimale. Megjithatë kjo pika 3.1 e nënti 16 a në ligin e ri, të cilit po i referoheni ju e lënë këtë goxha të paqartë,” ka thënë analisti.
Çështja tjetër ku ministri nuk ka pasur qëndrim, ka qenë ajo për pastrimin e listave të veteranëve, të cilin prej kohësh po e proklamon kryeministri Albin Kurti.
Përgjigja e Muratit në këtë temë ka qenë e çuditshme.
Ai ka thënë se për këtë çështje duhet një qasje shkencore, duke mos treguar asgjë konkrete. “Ne jemi të interesuar në pastrimin listave. Këtu unë mendoj se fillimisht do të duhej të kishte një qasje shkencore. Shkencore dhe historike, të dihet se si kanë qenë struktura themelore, kush kanë qenë iniciues, betejat, e tek pastaj të dalin të strukturat e përgjithshme e luftës. Pra, duhet t’i paraprijë edhe një qasje shkencore kësaj pune, jo vetëm të lihet në vendimmarrjen e disa personave, dhe të fryhen listat”, ka thënë Murati.
Ministri ka mbetur pa argumente edhe ndaj kritikave të Ymerit për skemat sociale të Qeverisë dhe masat që Ekzekutivi ka ndërmarr si përgjigje ndaj krizës ekonomike.
Ymeri ka argumentuar se masa e fundit e qeverisë për të shpërndarë nga 100 euro për qytetarët që kanë rrogën më të vogël se 1000 euro, ka qenë i padrejtë. “Ka raste që dikush, një familje i ka përfituar 200-300 euro, e një familje nuk ka përfituar hiç. Ta zëmë një familje, ku të dy prindërit janë të punësuar me nga 700 euro, i kanë marrë nga 100 euro. Ndërsa, kur në një familje është vetëm një i punësuar, me 1200 euro, nuk ka marrë asgjë. Tani kjo familje që i ka 1400 euro të hyra i ka plus 200, ndërsa familja që i ka 1200 euro të hyra nuk e ka asnjë. Këtu ka qene vërejtja që kam pasë me ketë skemë, se nuk ka pasur shenjëstrim e as kompleksitet progresiv brenda skemës, që do të krijonte barazi më shumë poshtë”, ka thënë Ymeri.
Me këtë konstatim, të tij është pajtuar edhe ministri Murati.
“Na pajtohemi se jo çdo herë mundesh me mbërri drejtësi sociale 100 për qind”, është shprehur Murati.
Manipulimi me shifra
Në pjesën e dytë të debatit, Ymeri e ka përballur ministrin Murati me manipulim të shifrave që po bën Qeveria. Ai ka thënë se për shumë çështje qeveria vetëm po përmend shuma të mëdha të parave pa treguar konkretisht se sa përfitojnë qytetarët.
“Është rritja e pensioneve që është bërë prej 1 janari. Pra, s`ka pension ner 100 euro, që është rritje prej 11 për qind”, ka thënë Murati, duke u krenuar me masat qeveritare ndaj zbutjes së krizës.
Këtu ka ndërhyrë Ymeri, duke kërkuar nga qeveria që të mos përmendte përqindje për të manipuluar, por shifra të sakta. “Kjo është formë e manipulimit ministër, me falë që po të them. Është si kjo me tatimin. Qytetarit i intereson sa i merr më shumë. Me heqje të tatimit do të marrin 6.80 cen më shumë. Me e kthy këtë në përqindje po doket shumë më impozante. Po i përdor shifrat për me u dok si shumë pompoze, a në realitet janë pak”, ka thënë Ymeri, duke insistuar në pyetjen e tij.
“A është faktike rritja kur e thoni 6.80?”, ka pyetur Ymeri.
“Po, po, është”, është përgjigjur Murati.
“Pse nuk e thua. Këtë nuk e thoni se është çështje e propagandës. T’i thua deri 250 euro kanë me u liru prej tatimi. Dakord. Kjo i bije se 6.80 do të marrin më shumë”, ka thënë ai.
Më pas, ministri ka tentuar të nxirret, duke thënë se edhe qeveritë e mëhershme kanë rritur pagat vetëm 15 euro dhe janë krenuar me rritje.
Ymeri ia ka kujtuar Muratit se edhe atëherë ato qeveri janë kritikuar nga VV-ja për manipulimin e bërë. “Çfarë mbështetje është 6. 60 për një familje katër anëtaresh. Për anëtarë të familjes i bije 1.7 euro në muaj”, është shprehur Ymeri.
Këtë që Visar Ymeri ia bëri në këtë debat ministrit Hekuran Murati, ky i fundit ia kishte bërë dikur ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj.
Në kohen kur Murati ishte panelist në emision Pressing, ai e kishte djersitur në shumë çështjen ish-ministrin e AAK-së.
Nafta
Murati e Ymeri u përplasën edhe për 100 eurot e ndara nga Qeveri Kurti.
Murati tha se me një 100 eurot që Qeveria i ka shpërndarë, e të cilat u cilësuan si lëmoshë, mundet të blihet rreth 770 litra naftë me çmim të reduktuar, sipas propozimit të tyre.
Tutje, ai tha se efekti është shumë më i madh nga ajo që Qeveria ka bërë, sesa nga ajo që po propozojnë opozita.
Përsëri këtu ka ndërhy Ymeri duke i thënë se po gabon në shifra.