Çmimet tavan: "Kompanitë po operojnë me humbje, shumë prej tyre rrezikojnë të falimentojnë" - NACIONALE

Çmimet tavan: "Kompanitë po operojnë me humbje, shumë prej tyre rrezikojnë të falimentojnë"

3 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Sipas kompanive të naftës në Kosovë, vendimi i qeverisë për të vendosur kufijtë e çmimeve të derivateve po i bën ata të pësojnë humbje të konsiderueshme.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve Fadil Berjani i ka shkruar një letër kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Industrisë Rozeta Hajdari duke paralajmëruar se shumë kopmani rrezikojnë të falimentojnë, gjë që do të rezultonte në humbjen e punës së mijëra punonjësve.

Sipas Bejranit, çmimi blerës i naftës sot ka qenë 1.75 euro, ndërsa çmimi tavan i vendosur nga Qeveria për naftë është 1.67 Euro.

“Vendimi i fundit i Qeverise për vendosjen e çmimeve tavan të derivateve, është skandaloz pasi që çmimi i vendosur shitës është nën çmimin blerës. Çmimi blerës për Nafte, sot është: 1.75 Euro, dje ishte: 1.68 Euro, ndërsa pardje: 1.66 Euro. Ndërsa çmimi tavan i vendosur nga Qeveria për naftë është:1.67 Euro. Vendime të këtij lloji janë duke i detyruar kompanitë te operojnë me humbje trashanike, dhe shumë shpejt shumë nga kompanitë do ë falimentojmë, për shkak qasjes së gabuar të Qeverisë në vendosjen e çmimit tavan.” – shkruan në letrën e naftëtarëve dërguar kryeministrit Kurti dhe ministres Hajdari.

Në letrën dërguar kryeministrit Kurti, Shoqata e Naftëtarëve janë shprehur të hapur të diskutojnë për modalitetin më të përshtatshëm për rregullim të çmimeve, duke u bazuar në analiza të mirëfillta.

Letra e plotë:

I nderuar kryeministër:

z. Albin Kurti

e nderuar ministre

Rozeta Hajdari

Ndërmerrni masa

Vendimi i fundit i Qeverisë për vendosjen e çmimeve tavan të derivateve, është skandaloz pasi që çmimi i vendosur shitës është nën çmimin blerës.

Çmimi blerës për Naftë, sot është: 1.75 Euro, dje ishte: 1.68 Euro, ndërsa pardje: 1.66 Euro.

Ndërsa çmimi tavan i vendosur nga Qeveria për naftë është:1.67 Euro.

Vendime të këtij lloji janë duke i detyruar kompanitë te operojnë me humbje trashanike, dhe shumë shpejt, shumë nga kompanitë do te falimentojnë, për shkak qasjes së gabuar të Qeverise në vendosjen e çmimit tavan. Ku si kompanitë e mëdha po ashtu ato individuale me kosto më të ulët të operimit janë barazuar.

Kjo praktikë sigurte do t’i falimentoj shumë kompani dhe me mijëra punëtorë do të mbesin pa punë.

Sinqerisht, ju lutemi që të ndërroni këtë praktike, si gjithnjë jemi të hapur të diskutojmë për modalitetin më të përshtatshëm për rregullim të çmimeve, duke u bazuar në analiza të mirëfillta.

Me Respekt

Fadil Berjani

Çmimet tavan

Në qershor, qeveria e Kosovës vendosi për caktimin e çmimit tavan vetëm për derivate të naftës. Tavani i çmimit të tyre ishte përcaktuar çdo 24 orë.

Më 9 qershor, naftëtarët e Kosovës i kërkuan kryeministrit Albin Kurti që të ruajë ekonominë e tregut të lirë dhe të vendosë një marzh minimal (çmimi maksimal) prej 3 për qind. për shitjet me shumicë dhe 12 për qind. për shitjet me pakicë.

Qeveria e Kosovës vendosi çmimet maksimale të shitjes apo marzhet e tregtisë me shumicë dhe pakicë edhe në muajin mars.

Marzhi më i madh tregtar, sipas këtij vendimi, ishte deri në 4 për qind. të çmimit të shitjes, ndërsa marzhi më i lartë për shitësit me pakicë ishte 6 për qind.

Evropa po përballet me një krizë energjetike të thelluar teksa përgatitet për një dimër të ftohtë. Nafta ka arritur në nivelet më të larta në fillim të kësaj vere, kur vendet perëndimore vendosën për herë të parë sanksione ndaj naftës ruse dhe konkurrenca u rrit për alternativa.

Lajme të ngjashme