Çmimet e ushqimeve po rriten ndjeshëm si rezultat i luftës, me vendet më të varfra që po mbajnë peshën kryesore të rritjes - NACIONALE

Çmimet e ushqimeve po rriten ndjeshëm si rezultat i luftës, me vendet më të varfra që po mbajnë peshën kryesore të rritjes

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Lufta në Ukrainë shkaktoi një "kërcim gjigant" në çmimet e ushqimeve muajin e kaluar, duke i shtyrë ato në një nivel të ri.

Sipas Kombeve të Bashkuara lufta në rajonin e Detit të Zi ka përhapur tronditje në tregjet e drithërave bazë dhe vajrave bimore.

Lufta në Ukrainë dhe sanksionet ndaj Rusisë po ndërpresin dërgimin dhe prodhimin e produkteve të dy prej prodhuesve më të mëdhenj bujqësorë në botë. Të dy vendet përbëjnë gati 30 % të eksporteve botërore të grurit dhe 18 % të misrit, pjesa më e madhe e të cilëve transportohet përmes porteve të Detit të Zi që tani janë mbyllur.

Frika nga Uria

Një publikim i Fondit Monetar Ndërkombëtar tregon se si rritjet e çmimeve do të kenë ndikim në mbarë botën, veçanërisht në familjet e varfra për të cilat ushqimi përbën një pjesë të madhe të shpenzimeve.

Kjo mund të ndikojë më shumë te vendet që kanë lidhje tregtare me Rusinë dhe Ukrainën, duke përfshirë Evropën Lindore, rajonin e Kaukazit dhe Azinë Qendrore. Çmimet e larta të grurit do të rëndojnë edhe më shumë ekonomitë në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, si Egjipti, të cilat varen veçanërisht nga eksportet ruse.

Në ekonomitë e përparuara, kostot e ushqimit përbëjnë 17% të shpenzimeve të konsumatorëve, por në Afrikën Sub-Sahariane, ato përbëjnë 40%. Nërsa në Evropë, ku buka është e ngulitur thellë në shumë aspekte të kulturës së saj, gruri përbën rreth një të katërtën e ushqimit.

Në Azinë Juglindore, gruri përbën vetëm 7 përqind kundrejt 42 përqind të orizit, për të cilin rritjet e çmimeve deri më tani kanë qenë relativisht të përmbajtura.

Sipas Financial Time, në vitin 2021, 36 nga 55 vendet me emergjenca ushqimore, duke përfshirë 21 vende me krizë të rëndë ushqimore, mbështetëshin në eksportet ukrainase dhe ruse.

Familjet e varfra hanë më shumë drithëra, por më pak mish, perime dhe fruta sesa familjet me të ardhura mesatare, kështu që mesataret në nivel vendi fshehin dallime të rëndësishme brenda vendeve.

Çmimet e larta të grurit do të ushtrojnë edhe më shumë presion mbi ekonomitë në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, duke përfshirë Egjiptin, të cilët mbështeten shumë në eksportet ruse.

Sipas FAO(Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë), nëse vazhdon mungesa e ushqimit, popullsia në mbarë botën e njerëzve të kequshqyer mund të rritet nga 8 milionë në 13 milionë, me rritjen më të madhe në Azi, e ndjekur nga Afrika Sub-Sahariane, Lindja e Afërt dhe Afrika e Veriut.

Franca ka paralajmëruar se lufta ka rritur rrezikun e urisë në mbarë botën, kurse Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar presidentin rus Vladimir Putin për krijimin e “kjo krizë globale ushqimore”.

Lajme të ngjashme