"Çlirimtari" nga Shtimja del të jetë i pasur: Tri banesa, katër ara dhe para të gatshme - NACIONALE

"Çlirimtari" nga Shtimja del të jetë i pasur: Tri banesa, katër ara dhe para të gatshme

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu ka bërë deklarimin e pasurisë për vitin 2024 në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Aliu ka deklaruar tri banesa në vlerë 162 mijë euro, dy garazhda 16 mijë euro, katër ara në vlerë 77 mijë e 356 euro, një livadh në vlerë 210 euro dhe një oborr në vlerë 50 mijë euro.

Ai ka deklaruar edhe një veturë të tipit Volkswagen në vlerë 22 mijë e 500 euro.

Aliu i Shtimes ka deklaruar edhe para te gatshme në vlerë 41 mijë e 946 euro.

Tek te ardhurat vjetore, Aliu ka deklaruar pagën si kryetar i komunës në vlerë 13 mijë e 985 euro.

Lajme të ngjashme