Çka thotë raporti i Perceptimit të Korrupsionit? Përmenden Komisioni për Rezervat Shtetërore dhe ndërhyrjet në drejtësi - NACIONALE

Çka thotë raporti i Perceptimit të Korrupsionit? Përmenden Komisioni për Rezervat Shtetërore dhe ndërhyrjet në drejtësi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kosova qëndron në vendin e njëjtë si vitin e kaluar sa i përket përceptimit të korrupsionit. Në raportin Perceptimi i Korrupsionit për vitin 2023 i punuar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International, Kosova ka 41 pikë dhe është në vendin e 83. Aty janë përmendur edhe ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga ana e pushtetit dhe reformat që po ecin me ritëm të ngadalshëm.

Ngjashëm si vitin e kaluar, Kosova edhe këtë vit nuk ka bërë përparim në raportin e Përceptimit të Korrupsionit.

Kosova ka 41 pikë dhe është renditur në vendin e 83-të.

Në pjesën e Kosovës janë përmendur ndërhyrjet e vazhdueshme të pushtetin në sistemin e drejtësisë.

Aty thuhet se pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për pavarësinë e procesit të gjyqysorit si krijimi i procesit të vettingut dhe ligjit për KPK-në që, janë duke lëvizur me ritëm shumë të ngadalshëm.

Përparimi demokratik që Kosova (41) e ka arritur, veçanërisht në lidhje me zgjedhje të lira dhe kalim paqësor të pushtetit, ende duhet të përputhet me veprimet kundër korrupsionit. Pavarësisht nga përpjekjet e vazhdueshme, reformat që janë kyçe për pavarësinë në sistemin e drejtësisë, si themelimi i një procesi të vetingut në gjyqësor dhe kalimi i një ligji të ri që do të mund ta fuqizonte integritetin në Këshillin Prokurorial, janë duke lëvizur me ritëm shumë të ngadalshëm.” – thuhet në raport.

Më tej, aty janë përmendru edhe ndërhyrjet e vazhdueshme të qeverisë në sistemin e drejtësisë.

Në këtë rast është theksuar shkakrimi i drejtorit të hetimeve të Policisë së Kosovës, Shemsi Hazirit.

Gjithashtu, në raport është veçuar edhe mosvullneti i deputetëve të shumicës për hetimin e Komisionit Parlamentar për një skandal të dyshuar korrupsioni e që ishte formimi i Komisionit Hetimor për Rezervat Shtetore.

Për këtë skandal kishte raportuar Nacionale.

Krejt kjo sipas raportit nënkupton që s’ka vullnet politik për të hequr dorë nga kontrolli dhe për ta fuqizuar mbikëqyrjen e pavarur në sistemin e drejtëisë.

Edhe më keq, ndërhyrja e vazhduar e qeverisë në çështje juridike, e ilustruar me shkarkimin e drejtorit të njësisë speciale policore të hetimeve, bashkë me pengimin nga deputetët shumicë të një hetimi parlamentar për një rast të madh të dyshuar për korrupsion, sugjerojnë se vullneti politik për të hequr dorë nga kontrolli dhe për ta fuqizuar mbikëqyrjen e pavarur ende nuk është aty.” – thuhet ndër të tjera.

Kujtojmë se në raportin e vitit të kaluara ishte kërkuar që Qeveria e Kosovës të përmbahet ngë ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë.

Sa i përket vendeve të rajonit, Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina, kanë shënuar përparim të lehtë.

Serbia ka mbetur në pozitën e njëjtë.

Shqipëria ka marrë 37 pikë apo 1 më shumë se vitin e kaluar, ndërsa Maqedonia Veriore me 42 pikë, dy më shumë se vitin 2022.

Mali i Zi është vlerësuar me 46 pikë, një më shumë se vitin e kaluar, Serbia 36 pikë njëjtë si vitin e kaluar, ndërsa Bosnje-Hercegovinën me 35 pikë një më shumë.

Lajme të ngjashme