Çka tha Kurti për Der Spiegel? Shqetësim për sjelljen e Serbisë, u zu ngushtë për sjelljen e policëve tanë në Facebook - NACIONALE

Çka tha Kurti për Der Spiegel? Shqetësim për sjelljen e Serbisë, u zu ngushtë për sjelljen e policëve tanë në Facebook

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tashmë është publikuar e plotë intervista e dhënë nga kryeministri Albin Kurti për Der Spiegel gjatë qëndrimit të tij në Pragë, dhe ku u vu në pozicion të vështirë disa herë.

Edhe kjo intervistë duket më shumë e karakterit njoftues dhe kryeministri i vendit ripërsërit qëndrimet e tij tashmë të njohura në vend.

Fillimisht ai u pyet për arsyen që ndodhej aty.

“SPIEGEL: Z. Kryeministër, sapo erdhëg nga nënshkrimi i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE. Kush ju inkurajoi që ta merrnit këtë veprim?

KURTI: Shumë vende të BE-së. S’dua të përmend asnjërën prej tyre. Përjashtim: ishte kancelari Scholz ai që rigjallëroi të ashtuquajturin Proces i Berlinit, dialogun me Serbinë. Për çdo rast, dita e sotme është historike për Kosovën. Ne jemi Evropianë, duam t’i bashkohemi BE-së, projektit më të rëndësishëm në botë për paqe dhe prosperitet që nga Lufta e Dytë Botërore.“

Mbi këtë çështje, ai u shpreh po ashtu se nuk donte që të futej në BE përmes “derës së pasme” por se do të ndodhte më shpejt se sa në vendet tjera. “Jemi shteti më demokratik në rajon,” argumentoi kryeministri.

Ndërkohë, kur u shtye të fliste për veriun, kryeministri Kurti shprehur bindjen se “edhe atje, po ashtu, gjërat janë më mirë këtë vit se më parë” përkundër tensioneve më të mëdha që nga viti 2011.

Ja një pjesë tjetër interesante e bisedës:

“SPIEGEL: Këtë javë, i dërguari special i ShBA-ve Gabriel Escobar iu premtoi garanci masive ushtarake. A po duket një konflikt i ri i armatosur në Kosovë në horizont?

Kurti: Beogradi e do një gjë të tillë. Ata kanë potencialin më të madh për të destabilizuar rajonin në mënyrë që të dëgjohen më së shumti... Kanë 48 baza ushtarake afër kufirit me Kosovën. Ka aktivitet të shtuar atje dhe rritje të bashkëpunimit me Rusinë. Informacioni i fundit që mu dha thotë, mes tjerash, se mercenarët rus nga grupi Wagner po ashtu kanë mbërritur në Serbi.”

Fatkeqësisht, kryeministri i Kosovës u zu ngushtë kur u pyet për një gjë mjaft shqetësuese. Lexojeni pjesën e radhës:

“SPIEGEL: Pse forcat speciale po pozojnë me armët e tyre në rrjetet sociale, dhe nganjëherë me simbolet e UÇK-së?”

KURTI: Unë nuk i përcjell këto. Shpresoj që nuk po shkellin rregulloret e policisë sepse nëse po, duhet të hetohen.”

Në pjesën e mëposhtme, kryeministri i Republikës së Kosovës foli edhe për shqetësimin që kishte pasur pas nënshkrimit të një marrëveshjeje në muajin shtator mes ministrisë së punëve të jashtme të Serbisë dhe Rusisë. Por, edhe për emërimin e Aleksandër Vulinit si shef të inteligjencës serbe.

“Jemi të shqetësuar dhe vigjilentë,” – ishte fjalia e Kurtit për t’i përshkruar këto zhvillime.

Kurti u pyet më pas edhe për kërkesën e Serbisë ndaj KFOR-it për t’i kthyer një mijë trupa serbe në veri të Kosovës, e për të cilën pati këtë përgjigje:

“Duket sikur Vuçiqi dëshiron ta vendos Serbinë në makinë kohe, ta kthejë në të shkuarën. Por, ai tren ka ikur. Vitet e rëndësishme janë prapa nesh. Statusi ligjor ndërkombëtar i Kosovës është qartësuar.

Intervistën e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Kujtojmë se në intervistën e tij të fundit për një gazetë gjermane, Kurti kishte shkaktuar shumë bujë e debat pasi ishte mësuar që një pjesë kryesore e asaj interviste ishte hequr.

Lajme të ngjashme