Çka pritet të ndodhë sot në Kosovë
Shoqata e Transportuesve Rrugor të dielën kanë kërkuar anulimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për uljen e çmimeve për biletat e transportit ndërurban për autobusë për disa kategori.
Nga kjo shoqatë janë deklaruar se nëse Qeveria nuk reflekton brenda 72 orësh, atëherë, sipas tij do të ketë protesta.
“Kemi marrë tri vendime. E para ka të bëjë me masën e përkohshme, pra Këshilli Drejtues me anë të një kërkesë-padie, do t’i drejtohet Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Gjykatës Kushtetuese për shkeljet ligjore dhe për mohimin e të drejtave tona si treg i lirë. Vendimi i dytë ka të bëjë me çështjen që ne po kërkojmë që brenda 72 orësh qeveria ta anulojë këtë vendim, ne presim reflektimin e Qeverisë. Nëse kjo nuk aprovohet, atëherë vendimi tretë pason që të organizohet protesta apo të vazhdohet protesta sepse e kemi thënë që protesta është e pezulluar dhe do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave tona.”
Ndryshe, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se është marrë vendim për uljen e çmimeve për biletat e transportit ndërurban për disa kategori.
E për këtë çështje pikërisht nga kjo Shoqatë sot pritet të dorëzohet padi për anulimin e vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës në lidhje me çmimoren për disa kategori të udhëtarëve dhe Kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit.
Në vazhdim mund të lexoni ngjarjet kryesore që pritet ta karakterizojnë ditën e sotme në Kosovë.
Kalendari:
09:00
Komisioni i posaçëm shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese. (Kuvendi i Kosovës, C301)
10:00
Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve do të dorëzojë padinë për anulimin e vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës në lidhje me çmimoren për disa kategori të udhëtarëve dhe Kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit. (Pallati i Drejtësisë, Hajvali)
10:00
Pronari i qendrës “Plus Market” nga Ferizaj mban konferencë për medie, në lidhje me një vendim të gjykatës që lejon importin e “Coca Colës” nga Serbia, ndërsa atyre u është bllokuar nga DPI (Departamenti i Pronës Intelektuale) një kamion me këtë pije nga Shqipëria. (Terminali Holandez në Prizren)
11:00
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, salla C301)
13:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për turizmin. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)
15:00
Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në bashkëpunim me Ambasadën e Francës dhe Kolegjin AAB organizojmë konferencën “Diplomacia e Sportit”. (Kolegji AAB, Fushë-Kosovë)
17:00
Shoqata Kulturore “Iliria”, Ambasada e Sllovenisë në Prishtinë dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës do të organizojnë simpoziumin me temën “Familjet fisnike shqiptare në Kopërin venedikas”. (Amfiteatri i Madh, Biblioteka Kombëtare)
19:00
Hapet ekspozita me temën “Familjet fisnike shqiptare në Kopërin venedikas”. (Holli i Bibliotekës Kombëtare)