“Çka ka, çka s’ka nëpër rrugë?", qytetarët e “bombardojnë” Vetëvendosjen me komente
Lëvizja Vetëvendosje ka debutuar sërish me një video. Këtë rradhë Vetëvendosje me anë të një videoje flet për keqpërdorimet e pretenduara në rrugë.
Në videon e titulluar “Çka ka, çka s’ka nëpër rrugë”, Vetëvendosje ka listuar disa rrugë të cilat ata vlerësojnë se janë në rrugë të drejtë për t’u jetësuar.
Edhe në këtë video, VV-ja, partia më e madhe në Kosovë aktualisht, është marrë me të kaluarën, duke akuzuar ish-qeveritë për plane të zhvatjes.
“Me punë të mbrapshta dhe plane të zhvatjes na kanë bllokuar rrugët kryesore për vite, por qeverisja e re tashmë i ka zhbllokuar ato dhe ka filluar punën për t’i përfunduar ato projekte.” – shkruan LVV-ja.
Por me videon e proklamuar nga Vetëvendosje nuk janë ndarë të kënaqur komentuesit.
Poshtë videos janë me dhjetëra reagime që e kritikojnë këtë parti për qeverisjen në veend.
Në vazhdim gjeni disa nga to.


