"Çka ka, çka s`ka": Ka pranim të planit franko-gjerman me Zajednicë, s`ka njohje reciproke - NACIONALE

"Çka ka, çka s`ka": Ka pranim të planit franko-gjerman me Zajednicë, s`ka njohje reciproke

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti brenda pak ditësh i ka thënë dy “Po” të rëndësishme në procesin e dialogun me Serbinë. Pa paralajmërim dhe duke befasuar të gjithë Kurti ka pranuar formimin e Asociacionit me disa kushte dhe ka pranuar propozimin franko-gjerman.

Këto “po” të kryeministrit Kurtit kanë nxitur reagime të shumta në vend.

Kjo pasi plani frnako-gjermna nuk përmban njohjen reciproke, e cila ishte proklamuar gjatë më Kurti.

Në qëndrimin e tij, ku Kurti e pranon propozimin e BE-së nuk e përmend fare çështjen e njohjes.

Bashkëbisedim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajcak në një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë si një bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme, si dhe një platoformë solidë për të ecur tutje”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në “Twitter” pas takimit me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslavv Lajçak.

Për më tepër, kryeministri Kurti ka pranuar këtë propozim ende pa u bërë publik dokumenti në mënyrë zyrtare.

Ndonëse këtë plan e ka parë në shtator të viti të kaluar, Kurti asnjëherë nuk e ka njoftuar opinionin publik për përmbajtën e planit.

Krejt çfarë ka thënë Kurti është se plani përmban pesë fjali në preambulë dhe 10 nene.

I ka pesë fjali në preambulë dhe i ka dhjetë nene gjithsejtë. Unë i kam dërguar edhe komentet e mia, meqenëse asnjëherë nuk më është thënë që ky është një propozim – merre ose lëre. Pra, nuk ka pasur një ultimatum të tillë asnjëherë. Andaj, edhe kemi thënë që, në parim, e konsiderojmë bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme, për të cilat angazhohemi sa herë që të na ftojnë në Bruksel”, ka thënë Kurti disa ditë më parë në një intervistë për REL.

Kërkohet përgjegjësi për mungesë të njohjes

Pas lajmit për pranimin e planit franko-gjerman, është kërkuar përgjegjësi nga kryeministri Albin Kurti se pse mungon njohja në këtë plan.

Ish-kryetari i VV-së, Visar Ymeri, ka thënë se Kurti duhet të jap sqarime për këtë çështja.

Plani franko-gjerman nuk përkthehet me njohje në qendër që ne kemi lobuar si shtet, duke pasur përkrahjen e SHBA-ve… Kurti duhet të ketë përgjegjësi për këtë (për planin franko-gjerman), njohja në këtë plan mungon dhe Kurti duhet të na tregojë se pse”, ka thënë Ymeri në emisionin “DebatPlus”.

Edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kërkuar sqarime për mungesë të njohjes.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se bisedimet e Kurtit për këtë çështje kanë qenë jo transparente.

Kryeministri Kurti sot deklaroi se e ka pranuar propozimin Franko-Gjerman, pa shpjeguar asnjëherë për qytetarët e Republikës së Kosovës se çka përmban ai propozim. Kështu, ai i dha drejtim një marrëveshjeje në fshehtësi, pa asnjë transparencë, duke lënë shumë pyetje pa përgjigje të cilat i brengosin qytetarët tanë. Ku mbetën kushtet e tij? Cilat prej tyre u plotësuan e cilat jo? A janë përfshirë në këtë plan edhe kushtet e Serbisë? A është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe a është pjesë e saj edhe themelimi i Asociacionit? Mbi të gjitha, a e përfshinë kjo marrëveshje njohjen e ndërsjellë?”, ka shkruar Krasniqi.

“Po”-ja për Asociacionin

Edhe më befasuese se pranimin i planit franko-gjerman, ka qenë “Po”-ja e Kurtit për Asociacionin.

Javën e kaluar, ai ka befasuar të gjithë deputetët kur gjatë një adresimi në Kuvend ka thënë se pranon formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me disa kushte.

Kushti i parë, sipas tij, është që Asociacioni të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.

2. Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë/bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave sipas Kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisje lokale (kreu 5). 3. Të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve respektive si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane”, ka thënë Kurti.

Si kusht të katërt, Kurti ka përmendur zhbërjen e strukturave paralele.

Sipas tij, para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale.

Në kushtin e pestë, ai përmend njohjen reciproke, por në kuadër të planit frnako-gjerman.

5. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke. Dhe vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës. 6. Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë shtetet anëtare të BE-së, dhe tek të tjerat, për mospranimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian që paraqet edhe shkelje të po asaj marrëveshjeje Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013”, ka thënë Kurti.

Këto kushte nuk janë parë si serioze nga opozita dhe njohësit e rrethanave politike në vend. Sipas tyre, këto kushte janë përfshira në planin frnako-gjerman.

Lajme të ngjashme