Çka i tha NATO Nacionales për xhandarmërinë? Cilat premtime nuk i mbajti Kurti? | POV Nacionale, Ep. 21
Në episodin e 21-të të emisionit “POV Nacionale”, trajtohen zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë, me fokus te deklarimet lidhur me xhandarmërinë dhe raportet me NATO-n.
Po ashtu, në këtë episod diskutohet edhe për premtimet kryesore politike të kryeministrit Albin Kurti dhe ato që nuk janë realizuar. Emisioni gjithashtu sjell qëndrime të ndryshme dhe diskutime mbi pritjet e qytetarëve dhe zhvillimet aktuale politike. Natyrisht nuk mungojnë as terrenet e Burim Pacollit.
“POV Nacionale” vazhdon të sjellë tema aktuale, debate dhe analiza mbi çështjet më të rëndësishme në vend dhe rajon.