Çitaku reagon pas vendimit të pushtetit për mbyllje të Klan Kosova: Kjo është tash betejë e krejt shoqërisë - NACIONALE

Çitaku reagon pas vendimit të pushtetit për mbyllje të Klan Kosova: Kjo është tash betejë e krejt shoqërisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kjo më nuk është dhe nuk duhet të jetë betejë e vetëm një mediumi. Kjo është betejë e shoqërisë”. Kështu ka reaguar Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, pas vendimit të rradhës dhe definitiv për mbylljen e Klan Kosovën nga partia në pushtet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje.

Reagimi i Çitakut:

Qeveria e Albin Kurtit paska marrë vendim që ta mbyllë Klan Kosovën.

Duke ia marrë çertifikatën e biznesit pamundësohet operimi i njërit prej mediumeve më të mëdha e më të rëndësishme në vendin tonë.

Sot, idea e lirisë së fjalës dhe mendimit po sulmohet brutalisht.

Kjo më nuk është dhe nuk duhet të jetë

betejë e vetëm një mediumi. Kjo është betejë e shoqërisë.

E kjo shoqëri as nuk nënshtrohet e as nuk frikësohet.

Të frikësuar e në panikë janë vetëm ata në qeveri.

Lajme të ngjashme