Çitaku: Për më shume se një vit Kosova e ka reduktuar procesin e dialogut në targa - NACIONALE

Çitaku: Për më shume se një vit Kosova e ka reduktuar procesin e dialogut në targa

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka folur në televizionin publik për deklarimet e Beogradit për çnjohjet ndaj Kosovës dhe për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Çitaku tha se deklarimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se janë tërhequr 9 njohje ndaj së Kosovës janë është bërë për të prodhuar konfuzion.

Ata janë në gjendje të thonë shumë gjëra, por kjo nuk më shqetëson”,tha Çitaku . “Ajo që më shqetëson mua është kur nuk ka reagim adekuat nga diplomacia e Kosovës”, tha Çitaku.

Çitaku shtoi se në planin franko- gjerman si i tillë çfarë është sot, nuk e ka njohjen reciproke në thelb.

“Njohjen reciproke si produkt thelbësor i marrëveshjes finale në mes Kosovës dhe Serbisë, e kemi katandisur procesin në këtë pikë ku thuhet që njohja tani nuk është në tavolinë. Tani kemi një marrëveshje e cila nuk e ka njohjen reciproke në qendër, por kemi një marrëveshje e cila në fund më shumë shtron pyetje sesa që jep përgjigje”, deklaroi Çitaku në RTK.

Sipas saj, nëse ka një marrëveshje e cila prodhon një status-quo të re, por jo një fund të konfliktit të ngrirë mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë kryeministri Kurti duhet të japë dorëheqje.

Çitaku deklaroi se kryeministri Kurti duhet të përgjigjet se si është e mundur q nga letra e Presidentit Joe Biden, ku flitet për produkt të njohjes finale, është katandisur në këtë gjendje.

“Për më shume se një vit Kosova e ka reduktuar procesin e dialogut në targa, në letërnjoftime”, zyrtarja e PDK-së.

Ajo tha se i tërë sovraniteti i Kosovës u reduktua në këto pika, në vend se të shfrytëzohej konteksti i ri gjeopolitik.

Lajme të ngjashme