Çitaku: Për keqardhje që dy gra kanë pranuar ta huazojnë emrin për një maskaradë të rrezikshme
Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas seancës së mbrëmshme të Kuvendit.
Ajo ka thënë se është për keqardhje që dy gra kanë pranuar ta huazojnë emrin e tyre për një situatë të tillë.
Postimi:
Vetë ideja që, me vetëdije, i hyjnë një procesi për të zgjedhur personin që do të udhëheqë institucionin më të lartë në vend, duke shkelur me të dyja këmbët Kushtetutën, flet shumë për mentalitetin e Albin Kurti.
Është për keqardhje që dy gra kanë pranuar të huazojnë emrin e tyre në një maskaradë të rrezikshme dhe antikushtetuese.
Po, ky popull ka sakrifikuar shumë për të pasur liri, pavarësi dhe institucione. Dhe nuk do të lejojmë përmbysjen dhe rrënimin e gjithçkaje që është ndërtuar me aq shumë mund.
Zullumi këputet prej së trashi, thotë populli.