Çitaku pas sulmit të Valon Sylës: Kushdo që e sulmon tjetrin për fjalën e shprehur është i mjerë
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit Valon Syla.
Çitaku në një postim në Facebook ka thënë se Syla ka të drejtë me thanë mendimin, me ngritë pyetje, me ngritë dilema.
Ajo tutje ka thënë se kushdo që e sulmon tjetrin për fjalën e shprehur është i mjerë.
“Valon Syla ka të drejtë të pakontestueshme me e thanë mendimin. Me ngritë pyetje. Me ngritë dilema. Valoni ka të drejtë me thanë ama bash çka të dojë e besojë. Kushdo që sulmon tjetrin për fjalën e shprehur e mendimin e thënë është i mjerë.” – ka shkruar Çitaku.
