Çitaku pas heqjes së vizave për pasaporta ilegale serbe: Çfarë debakli politik dhe diplomatik për Qeverinë Kurti
Sekretarja e Pëgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi BE-ja ka hequr viziat për pasaportat ilegale serbe në Kosovë.
Çitaku ka thënë se ky vendim është një debakël politik dhe diplomatik për Qeverinë Kurti.
Ajo beson se ky vendim ka ardhë si shkak i sjelljeve “infantile dhe aventureske” të udhëheqësve të shtetit.
Shkrimi i saj:
Pra, pasaportat e lëshuara nga strukturat paralele të Serbisë paskan marrë sot vulë legjitimiteti nga B.E.
Cfarë debakli politik dhe diplomatik për Qeverinë Kurti.
Ja ku e sollën Kosovën sjelljet infantile dhe aventureske të kësaj kaste udhëheqëse.