Çitaku: Nuk votojmë për kryeparlamentar ata që ishin ministra të Kurtit - NACIONALE

Çitaku: Nuk votojmë për kryeparlamentar ata që ishin ministra të Kurtit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë me dije se kjo parti nuk do të votojë për kryetar të Kuvendit asnjë deputet të VV-së që ka qenë ministër në Qeverinë Kurti II.

Ajo ka deklaruar se ky është qëndrim i prerë i PDK-së.

Në një intervistë në emisionin “Rubikon”, ajo ka thënë se këtë gjë Memli Krasniqi ia ka thënë në takim edhe Albin Kurtit.

“Arsyeja e vërtetë, së paku për Partinë Demokratike të Kosovës, nuk është subjektive, ne e kemi një qëndrim parimor: ne nuk votojmë për asnjë ministër i cili ka shërbyer në kabinetin e Kurti II. Këtë ia kemi thënë edhe në takim, ia ka thënë shumë qartë kryetari Memli Krasniqi Albin Kurtit në takim”, ka thënë ajo.

Sipas tij, kryetari i VV-së nuk do partneritet, por nënshtrim.

“Për më tepër që kemi pasur deklarime publike, së paku nga një subjekt politik i cili ka shkuar aq larg sa që ka dhënë emra të cilët do të mund te votoheshin nga deputetët e tyre. Këtu thjesht kemi të bëjmë me një kryeneçësi sepse për Kurtin dialogu, bashkëpunimi, kompromisi nuk shihen si instrumente të domosdoshme në politikë, Kurti don nënshtrim”, ka thënë Çitaku.

Lajme të ngjashme