Çitaku: Nuk jemi këtu me bë puq, jemi këtu për t`i thënë Kurtit eja në Kuvend
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka treguar qëllimin e bllokimit e hyrjes së Kryeministrisë nga deputete e PDK-së.
Ajo ka bërë me dije se janë këtu për t`i thënë Kurtit që të vije në Kuvend dhe t`i formojë institucionet
“Ai duhet të jetë aty, në Kuvend bash me ne për të themeluar institucionet, për të konstituuar Kuvendin. Nuk jemi ne këtu më bë puq. Ne jemi këtu me i thanë Albin Kurti: eja në Kuvend, shumicën e ke, formoje qeverinë dhe ecim tutje”, ka thënë Çitaku.