Çitaku: Ne kemi kërkuar zgjedhje nga korriku, Kurti e ka futur Kosovën në udhë pa krye - NACIONALE

Çitaku: Ne kemi kërkuar zgjedhje nga korriku, Kurti e ka futur Kosovën në udhë pa krye

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar “ofertën” e kryeministrit Albin Kurti për opozitën rreth zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ajo ka bërë me dije se PDK-ja është e gatshme për zgjedhje, duke thënë se partia më e madhe opozitare një gjë të tillë e kërkon nga korriku i vitit të kaluar.

Në një prononcim për gazetën Nacionale, e dyta e PDK-së ka thënë se Kurti e ka futur Kosovën në një rrugë pa krye.

Ne nga muaji korrik kemi kërkuar zgjedhje të parakohshme. Kurti dhe qeveria që ai udhëheq e ka futur Kosovën në një udhë pa krye. E ka polarizuar shoqërinë nga brenda, dhe ka acaruar raportet me aleatët tanë. As edhe një projekt madhor i nisur, e lere më i përfunduar”, ka thënë Çitaku.

Lajme të ngjashme