Çitaku: Marrëveshja pa njohje reciproke nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse
Kryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se marrëveshja pa njohje reciproke nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse.
Ajo me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Kurti duhet që të sqaroje se si është katandisur procesi deri në atë pikë sa aleatët tanë po thonë tani që nuk është koha për njohje reciproke.
“Duhesh me qenë tej mase amater e i padijshëm që në kontekstin gjeopolitik më të favorshëm për Kosovën në 15 vitet e fundit, në vend të marrëveshjes për njohje, të kemi një status quo të re, pa njohje dhe me asociacion”, ka shkruar ajo.
