Çitaku: Lajmet që po marrin nga terreni janë jashtëzakonisht pozitive
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë me dije se lajmet që po marrin nga tereni janë shumë pozitive për këtë parti.
Në një konferencë për media, ajo ka thënë
“Lajmet që po marrin nga terreni janë jashtëzakonisht pozitive. Pjesëmarrje ne votime është në rritje, entuziazmi i qytetarëve është i dukshëm . Në shumë komuna, veçanërisht aty ku PDK-ja garon me kandidat të fortë dhe ekipe të përkushtuar vërehet një frymë e qartë mbështetje dhe besimi. Qytetarët e Kosovës po e dëshmojnë sot se janë të vetëdijshëm për rëndësinë e votës se tyre, ata po votojnë për komuna që duan ti shohin të zhvilluar. Ne në PDK jemi mirëpresim për këtë pjesëmarrje dhe besim që deri në mbyllje e vendvotimeve do të ruhet”, ka thënë ka thënë ajo.
Në adresimin e saj, ajo ka shprehur edhe një shqetësim.
“Një shqetësim që na vije në mënyrë të përsëritur është ndryshimi i vendvotimeve në disa komune, por sigurisht se kjo nuk vlen vetëm për votuesit tonë, por duhet të jetë një shqetësim për të gjithë që duhet të adresohet nga KQZ në zgjedhjet e ardhshme”, është shprehur ajo.