Çitaku kujton Zahir Pajazitin: Ishte pushka e parë e lirisë - NACIONALE

Çitaku kujton Zahir Pajazitin: Ishte pushka e parë e lirisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Pajaziti ishte pushka e parë e lirisë.

Çitaku gjithashtu ka përmendur edhe Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha duke thënë se janë dy heronjtë tjerë e të paharruar të Kosovës.

“Zahir Pajaziti, pushka e parë e lirisë, ra për të mos vdekur kurrë më 31 janar të vitit 1997, së bashku me dy heronjtë tjerë e të paharruar të vendit tonë, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Lavdi të përjetshme trimave të Kosovës!”, ka thënë Çitaku.

Lajme të ngjashme