Osmani bën homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit: Kjo ditë është ndër më të lavdishmet të historisë së UÇK-së - NACIONALE

Osmani bën homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit: Kjo ditë është ndër më të lavdishmet të historisë së UÇK-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe ministra të kabinetit qeveritarë, sot kanë bërë homazhe tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, me rastin e 26 vjetorin e rënies së tij.

Ajo pas homazheve është deklaruar para mediave duke thënë se me rastin e këtij 26 vjetori, Zahirin bashkë më shoket e tij, i përkujtojnë si lajmëtarë të lirisë, për frymëzimin e jashtëzakonshëm.

Osmani e ka cilësuar si ditë e lavdishme e historisë së UÇK-së dhe gjithë Kosovës.

Për të gjithë ushtarët e UÇK, për të gjithë ata që luftonin për Zahirin, frymëzim edhe më të madh, por edhe për të gjithë ata që iu bashkuan Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo ditë është ndër më të lavdishmet të historisë së UÇK-së, dhe të gjitha Republikës së Kosovës”, ka thënë Osmani.

Tutje, ajo ka thënë se përkujtimi dhe respektimi për ta do të jetë i përjetshëm.

“Kjo ditë është prej ditëve më të lavdishme të UÇK-së dhe të gjithë Republikë së Kosovës që u ndërtua mbi themel të forta dhe ato mbesin të forta pikërisht se u ndërtuan mbi gjakun e dëshmorëve dhe heronjve tanë. Natyrisht që përkujtimi për ta, respektimi për ta do të mbesë i përjetshëm, por edhe puna jonë e përditshme në forcimin e shtetit që u ndërtua me gjak e sakrificë do ta ketë udhërrëfyes, pikërisht këtë sakrificë e këtë heroizëm. Pikërisht shembullin e tyre që u dha 26 vjet më parë”, u shpreh tutje ajo.

Lajme të ngjashme