Çitaku kritikon vendimin e Speciales për “izolimin” e ish-krerëve të UÇK-së: Kjo nuk është drejtësi - NACIONALE

Çitaku kritikon vendimin e Speciales për “izolimin” e ish-krerëve të UÇK-së: Kjo nuk është drejtësi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar vendimi e Gjykatës Speciale për ndalimin e vizitave për ish-krerët e UÇK-së.

Ajo ka vlerësuar se veprimet e kësaj gjykate ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit nuk mund të quhen drejtësi.

Në platformën “X”, ajo ka shkruar se arsyetimin e gjykatës për këtë vendim nuk është i arsyeshëm.

“Fakti mbetet se themeluesit e kësaj republike u mbajtën në paraburgim për 2 vite pa gjyq. Një vit me procese të ngadalta. Me këtë ritëm ata do të qëndrojnë edhe 10 vite në paraburgim. Ju prisni që ata të mos diskutojnë se sa i bezdisshëm është procesi? Unë respektoj ligjin. Por kjo nuk është drejtësi”, ka shkruar ajo.

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA-së, ka thënë se gjatë vizitës në Hagë ka të drejtë të komentojë secilën temë.

“Një temë: Thjesht lexoni arsyetimin e Speciales për të vënë në izolim themeluesit e UÇK-së. Pra ata folën me ne vizitorët e rastit? Nga dëshmitë qesharake? Dhe ne komentuam? Sigurisht. Unë komentoj çështjet e Gjykatës së Lartë të SHBA. Rastet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Dhe nga këto raste gjithashtu”, është shprehur ajo.

Lajme të ngjashme