Çitaku: Kosova është marrë peng nga kokëfortësia dhe papërgjegjësia e Albin Kurtit
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj kryetarit të VV-së, Albin Kurti.
Ajo ka theksuar se ky njeri e ka marrë peng Kosovën, duke u bërë pengesë për konstituimin e Kuvendit.
Pas dështimit të seancës së sotme, ajo ka thënë se Kosova është shumë më e madhe se çdo individ.
“Kosova është marrë peng nga kokëfortësia, kryeneçësia, papërgjegjësia e Albin Kurtit dhe VV-së. Nuk ka fije logjike që institucionet e Kosovës të mos konstituohen në mënyrë që të jemi në gjendje të adresojmë sfida të shumta, hallet e shumta të qytetarëve, për shkak të kryeneçësisë së Kurtit dhe ambicjes së Haxhiut. Kosova është shumë më e madhe dhe më e rëndësishme se sa secili prej nesh”, është shprehur Çitaku.