Çitaku: Kemi arsye për të qenë optimistë
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, falënderoi qytetarët për “edhe një proces elektoral tjetër të shkëlqyeshëm.”
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku tha se “kemi arsye për të qenë optimistë.”
Postimi:
I falënderoj qytetarët e Kosovës për edhe një proces elektoral tjetër të shkëlqyeshëm.
Mburremi me fushatën dhe me ditën e zgjedhjeve. Presim rezultatet, por qysh tani kemi arsye për të qenë optimistë.
Tash i kthehemi punës për ta bërë Kosovën më mirë!