Çitaku: Imagjinoni sikur Kurti të kishte vendosur për UÇK-në, shpalljen e pavarësisë apo themelimin e Ushtrisë - NACIONALE

Çitaku: Imagjinoni sikur Kurti të kishte vendosur për UÇK-në, shpalljen e pavarësisë apo themelimin e Ushtrisë

1 orë më parë

nga NACIONALE

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në një shkrim në Facebook ka thënë se ka momente në histori kur vendimet e një njeriu përcaktojnë fatin e një kombi.

Ajo, krahas një fotografie të Albin Kurtit ku në prapavijë shihet edhe presidenti Hashim Thaçi, ka thënë “Imagjinoni sikur ky i pari në fotografi të kishte vendosur për UÇK-në, për shpalljen e pavarësisë apo për themelimin e Ushtrisë së Kosovës në momentet vendimtare të shtetndërtimit”.

Çitaku ka shtuar se “fatmirësisht në ato çaste Kosova e kishte Hashim Thaçin”.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme