Çitaku: Është e turpshme të vijmë këtu, të qëndrojmë nga dy minuta e te largohemi - NACIONALE

Çitaku: Është e turpshme të vijmë këtu, të qëndrojmë nga dy minuta e te largohemi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar nga VV-së dhe deputeti Avni Dehari që të reflektojnë.

Pas ndërprerjes së seancës, ajo ka thënë se është e turpshme të qëndrojnë në sallë nga dy minuta dhe e të largohen.

“Fatkeqësisht, edhe sot sërish me vetëdije të plot. z Dehari dhe VV po e shkelin Kushtetutën. I bëjmë thirrje edhe një herë VV-së që të reflektojë, të kthehemi në sallë, t`i kthehemi rendit të ditës, të konstiuojmë Kuvendin dhe të bëjmë punën tonë. Puna e jonë këtu nuk është që çdo 48 orë të vijmë këtu e defilojmë. Puna e jonë është ndërtojmë institucionet, të ndërtojmë qeverinë dhe te merremi me hallet dhe sfidat e qytetarëve e jo me egon e z. Kurti”, ka thënë ajo, duke treguar pse PDK-ja po qëndron më gjatë në sallë.

“Ne qëndruam simbolikisht në sallë edhe me gjatë edhe herën e kaluar edhe sot, sepse është e turpshme të vijmë këtu, të rrijmë nga dy minuta e te largohemi sikur të mos ndodh asgjë”, ka thënë Citaku.

Lajme të ngjashme