Çitaku e kritikon Osmanin që s’reagoi për vërshimet: Fole ndonjë fjalë, presidente - NACIONALE

Çitaku e kritikon Osmanin që s’reagoi për vërshimet: Fole ndonjë fjalë, presidente

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi disa komuna u vërshuan si pasojë e reshjeve të mëdha atmosferike.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dëmet për familjet e zonave të prekura duken të jenë shumë të mëdha.

Ajo ka kritikuar Presidenten e vendit, Vjosa Osmani, e cila akoma nuk ka reguar lidhur me këtë çështje.

Fole ndonjë fjalë Presidente. Qytetarë të Republikës sonë janë edhe ata”, ka thënë Çitaku.

Çitaku, ka thënë se shpreson se institucionet të mobilizohen dhe banorët e zonave të prekura nga vërshimet të ndihmohen financiarisht.

Lajme të ngjashme