Çitaku akuzon Deharin për shkelje të Kushtetutës: "Po abuzoni me rolin e kryesuesit"
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së udhëheqjes së seancës nga Avni Dehari i Lëvizjes Vetëvendosje.
Në një deklaratë gjatë seancës plenare, Çitaku e akuzoi Deharin se po abuzon me detyrën dhe po e shkel Kushtetutën, duke i kërkuar të rikthehet në rendin e ditës.
“Sot, me vetëdije të plotë, kryesuesi po abuzon dhe po e shkel Kushtetutën. Kjo sjellje është e papranueshme. Ju lutem, rikthehuni në rendin e ditës për seancën,” deklaroi para deputetëve.