Chollet dhe Escobar nisin raportimin: Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet - NACIONALE

Chollet dhe Escobar nisin raportimin: Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilltari special në Departamentin e Shtetit, Derek Chollet dhe emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor kanë nisur raportimin në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit amerikan.

Që të dy, në fjalët e tyre hyrëse e potencuan se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është një prej çështjeve më të rëndësishme aktualisht në rjaon.

“Kosova është një shtet i pavarur, demokratik, është miku ynë më i mirë dhe miku më i afërt, ShBA-ja mbështet njohjen e plotë të Kosovës dhe integrimin e saj në organizata ndërkombëtare, NATO, OKB, BE. Por qëllimet e Kosovës dhe Serbisë për bashkim në BE, nuk mund të ndodhin pa u normalizuar marrëdhëniet.” – ka thënë fillimisht Chollet.

Ndërkohë, Escobar në fjalën e tij deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq veç se kanë nisur diskutimet për Asociacionin, si dhe kanë dalë me Deklaratën për të pagjeturit.

“Vendet e BE-së duhet të implementojmë reformat, po i ndihmojmë ta luftojnë korrupsionin dhe dezinformatat në rajon. Në puënn tonë në Ballkanin Perëndimor…Një pengesë e madhe për paqe dhe stabilitet në Ballkan, është marrëdhënia mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshjet e arritura së fundi kanë qenë hapa të mëdhenj. Implementimi është në rrugë. Presidenti serb dhe kryeministri kosovar kanë nisur diskutimet për Asociacionin dhe kanë treguar qëndrimin e tyre për të pagjeturit. ShBA-të janë të përkushtuar për Kosovën, Serbinë që të nxisin përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve.” – ka thënë Escobar.

Lajme të ngjashme