Çështja gjyqësore për pushimoren “Ganimete Tërbeshi" në Mal të Zi: Haxhiu e gjen avokatin për 80 mijë euro - NACIONALE

Çështja gjyqësore për pushimoren “Ganimete Tërbeshi" në Mal të Zi: Haxhiu e gjen avokatin për 80 mijë euro

2 vjet më parë

nga Shkëlqim Beqiri

Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka përzgjedur avokatin që do të përfaqësojë Kosovën në çështjen juridike për pronat e Kosovës në Mal të Zi. 80 mijë euro është vlera e kontratës që do të përfitojë avokati Rados Lolo Kastrotoviq. Nacionale kishte raportuar që nga fillimi për këtë tender njëburimor të Ministrisë së Drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka paditur Komunën e Budvës dhe kompaninë “Sunraf Beach Properties”, për kthimin e rreth 4 mijë e 500 metrave katror pronë në shëtitoren Rafailoviq apo pushimorja “Ganimete Tërbeshi” në Mal të Zi.

Ministria e Drejtësisë e udhëhequr nga Albulena Haxhiu, ka gjetur avokatin përfaqësimin pra mbrojtjen e Kosovës për çështjen juridike për prona.

Këtë tender e ka fituar avokati nga Mali i Zi, Radosh Lolo Kastratoviq, i cili kishte ofertuar me 84 mijë e 700 euro.

Mirëpo, tenderi tash është dhënë për 80 mijë euro.

Çka kishte raportuar Nacionale?

Herën e parë tenderi ishte anuluar për shkak që avokati Kastratoviq nuk i ka përmbushur kriteret e përcaktuara në dosjen e tenderit.

Në përshkrimi e shkurtër të lëndës së kontratës, Ministria e Drejtësisë, ka bërë të ditur se procesi për këtë çështje juridike është drejt fundit.

Sipas kësaj, Kosova ka paditur Malin e Zi, Komunën e Budvës, Sunraf beach – investitor (aty ku gjendet prona) si dhe një kallëzim penal ndaj personave që kanë falsifikuar dokumentet e Kosovës.

“Sipas padisë së z. Raifaloviq, rasti P.br.632 20-18, Avokatura Shtetërore është duke e përfaqësuar këtë çështje dhe sipas informacionit janë në fund të procesit, prandaj do të vazhdohet të mbrohet nga avokati i ngarkuar me këtë lëndë. Padia është e drejtuar për zgjidhjen e kontratës me të cilin ish KSAK e kishte blerë pronën e Raifaloviqit. Avokatura Shtetërore pas analizimit të shkresave të lëndës ka vendosur të ushtroj padi, në Gjykatën Themelore në Kotor- Mal të Zi, aty ku gjendet prona, kundër - Sunraf beach - investitor, për shkak se kishte ndërtuar në pronën e Republikës së Kosovës; - Komunës së Budvës, për shkak se kishte regjistruar në librat kadastral pronën e Republikës së Kosovës në emër të personit tjetër sipas dokumentacionit të falsifikuar, dhe - Republikës së Malit të Zi për shkak të demit që i ishte shkaktuar Republikës së Kosovës nga tjetërsimi i pronës. - Kallëzim penal në Prokurorinë Speciale në Podgoricë, kundër personave që kanë falsifikuar dokumentacionit e pronës së Republikës së Kosovës.” – thuhet në anulimin e vendimi, raporton Nacionale.

Tutje, kjo çështje është aktive në katër lëndë civile dhe një penale dhe për shkak të këtyre lëndeve, MD-ja ka arsyetuar angazhimin e një avokati me seli në Mal të Zi dhe ndjekjen e procedurës njëburimore në këtë rast.

“Gjykata e Kotorit – Malit të Zi ka vendosur që t`i ndaj lëndët, sipas kompetencës lëndore dhe atë 1. Padinë kundër investitorit Sunraf beach e ka dërguar ne kompetencë të Gjykatës Komerciale; 2. Padinë kundër Komuna e Budvës e ka dërguar ne kompetencë të Gjykatës për Çështje Administrative; 3. Padinë kundër Republikës së Malit të Zi e ka dërguar ne kompetencë të Gjykatës Civile. Nga kjo rrjedhe se tani më i kemi aktive katër (4) lëndë civile dhe një (1) penale në Mal të Zi dhe duke pasur parasysh punën e ngadalshme dhe shumë të komplikuar të gjykatave atje, detyrohemi që të e angazhojmë një avokat që ka zyre në Mal të Zi. Alternativa e vetme në këtë rast është që autoriteti kontraktues të përdorë procedurat e negociuara pa publikimin e njoftimit të kontratës, për të ushtruar aktivitetin e prokurimit. Zhvillimi i ngjarjeve, më konkretisht hapat procedural që rrjedhin pas themelimit të trupit gjykues, nuk p” – thuhet ndër të tjera.

Kujtojmë se sipas Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Kosova ka 35 prona në Mal të Zi.

Lajme të ngjashme