Çështja e (pa)presidentit, Buzhala tregon bash ku e ka problemin Albin Kurti
Në një video të publikuar së fundi, gazetari Berat Buzhala flet për raportet mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, derisa shpjegon edhe se ku e ka problemin ky i pari.
Në video, Buzhala flet edhe për ata që besuan se raportet mes Kurtit e Osmanit nuk do të prishen kurrë.
“Njëherë i ka pengu Hashim Thaçi, masnej profesori Isa Mustafa, masnej i ka pengu Avdullah Hoti, masnej i ka pengu edhe Lumir Abdixhiku, edhe Bedri Hamza, most ë folim për ato ma moti, Shpend Ahmeti, Visar Ymeri, Dardan Molliqaj.
Tash po i pengon edhe Vjosa Osmani. Nuk po më dhimet ky sa po më dhimen këta që ia majnë zhagun në rrjete sociale që po duhet me ia justifiku krejt frustrimet e tij. Përveç Tomës. Toma hala po menon që i ka mirë me Vjosën. Qe, Xhevdeti Pozhari e ka nxënë kthesën…ani, ju shumë, është si but, por po do më i thënë Albinit e kom kuptu çka po don me bë.
Çka po bëjnë ata me tatu, që e kanë njënën anë Albinin në tjetrën Vjosën? Qaq shumë janë investu në këtë binom, sa ishin në gjendje me bë be se këta kurrë nuk kanë me u prish mes vete.
Basti jem është ky, Albini natën finale të zgjedhjeve, me të katërtin e mbledh Kuvendin edhe thotë, propozimi jem është Glauk Konjufca, meqë Jasharët nuk deshën, opozita s’e patën askënd, Vjosa nuk mundi me i bë votat, edhe thotë, Glauk Konjufcën e kena. Nëse doni me votu mirë, nëse s’doni shkojmë në zgjedhje” – thotë ai.
Video e plotë: