Caktimi i datës së zgjedhjeve: PDK, LDK dhe AAK e konfirmojë shkuarjen në takim me presidenten
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka ftuar partitë politike në takim për të diskutuar rreth caktimit të datës së zgjedhje.
Pas marrjes së ftesës nga Osmani, PDK, LDK-së dhe AAK-ja e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim.
Në burim brenda kryesisë së PDK-së i ka thënë gazetës Nacionale se kryetari i PDK-së, Bedri Hamza do të shkojë në takim.
Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se do të jetë pjesë e këtij takimi.
“Kemi takim në orën 13:00. Nga këtu do të shkojmë, pas vizitës te baca Rifat në kullë, do të shkojmë te takimi i Presidentes për caktimin e datës së zgjedhjeve, dhe besoj se edhe atje do të deklarohem para mediave”, ka thënë Abdixhiku.
Këtë qëndrim ai e ka dhënë derisa po merrte pjesë në homazhe për familjen heroike Jashari në Prekaz.
Gjithashtu, AAK-ja do të marrë pjesë në ketë takim.
Një burim i gaztës brenda AAK-së i ka thënë gaztës se Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në këtë takim.