Buzhala: Ramabaja një kërrkushi hiç, aftësia e tij e vetme është me llomotitë - NACIONALE

Buzhala: Ramabaja një kërrkushi hiç, aftësia e tij e vetme është me llomotitë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Të martën e 6 shtatorit u publikua edhe episodi i radhës i Ditarit të Buzhalës, prodhim i Gazetës Nacionale.

Për ata që s'e ndoqën dot në ditën e premierës, ua kujtojmë faktin se temë parësore ishte përplasja mes sindikalistëve dhe qeverisë.

BSPK-ja që nga data 25 e muajit që lamë pas, pra tash e 15 ditë është në grevë, me ç'rast po kërkon nga 100 euro për çdo punëtor të sektorit publik deri në miratim të ligjit për paga.

Ndërkaq, në pjesën që e kemi veçuar këtu, autori Buzhala foli rreth "cancel culture" dhe aktivitetin e "bandës online" të VV-së, "bandë" kjo që ka linçuar shumë figura publike.

Veç kësaj, ai kritikoi figurat si Hysamedin Feraj e Sadri Ramabaja, me këtë të fundit duke e akuzuar ashpër për të bëmat, e për të cilin thotë se të vetmen aftësi e ka të dalë në televizione e të llomotisë.

“...u çu një yll botëror, me bë për pesë pare. Sepse kështu erdh mesazhi prej së larti, kështu erdh mesazhi prej Albin Kurtit, prej njerëzve politikë, prej Elvisit, Hysamedinit, Hysamedin Feraj...Hysamedin Feraj një enverist i përbetuar, që fakte duke bë homazhe para diktarorit Enver Hoxha, kemi ardhë në ditë që m’u frikësu prej Hysamedinit, sepse Hysamedinin e dëgjojnë 200 a 300 vetë që i kanë disa kompjuterë përpara edhe ta krijojnë një opinion që jemi t’u jetu në kushte të jashtëzakonshme. Ai këqyr me bo “cancel” Dua Lipën. Ai këqyr me bë “cancel” secilin gazetar", tha fillimisht autori, duke e portretizuar më pas Ramabajën.

"Sadri Ramabaja, Sadri Ramabajën e luftës hibride, një kërrkushi hiç, një person që thonë kurrë në jetë “puna e mbarë” s’i ka thënë, kujt rrogë s’i ka dhënë, aftësia e tij e vetme është, kontributi i tij i vetëm është me dalë me llomotitë në studio televizive, m’u përla njerëz, edhe m’u bë vegël e asaj qeverie, e asaj qeverie, e qeverisë tjetër, edhe me ta kriju një lloj diktature të mendimit", vazhdoi ai.

Në pjesën e fundit ndërkaq, ideatori dhe kreatori i Ditarit shtoi se njerëzit aktualisht kanë predispozita që për një temë fare lehtë të zgjidhshme, të konfrontohen edhe fizikisht.

"Pra, ne po e shohim gatishmërinë e njerëzve m’u konfrontu edhe fizikisht, që në kushte sado normale, mundet me përfundu në zyrën e kryeministrit. Pra, kryeministri e thirr Rrahmanin bashkë me shokë edhe thotë hajde ulemi e diskutojmë këtë çështje. Çdo ditë të Zotit, Rrahmani po thotë ne duam të flasim, të dialogojmë. Dialogu sindikatë-qeveri është dialogu më normal që bëhet në krejt hemisferën perëndimore, diku pak më vështirë, aty ku janë konservatorët, ku janë të majtët është më i lehtë sepse aty e kanë fokusin. Pra baza. Pak a shumë kjo ka qenë edhe baza e Albinit para se me marrë pushtetin. Por, dikush, nxitjen e dhunës “online” e merr seriozisht edhe del konfrontohet fizikisht", përfundoi Buzhala.

Siç edhe mund të shihni, në pjesën e epërme të tekstit është episodi i plotë, kurse më poshtë gjeni pjesën e shtjelluar këtu. Shikim të këndshëm.

Lajme të ngjashme