Buzhala: Pse njerëzit heqin dorë nga të drejtat e tyre? - NACIONALE

Buzhala: Pse njerëzit heqin dorë nga të drejtat e tyre?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Berat Buzhala në episodin e 18-të të emisionit “Ditari i Buzhalës” flet për linçimin publik të mediave nga partia në pushtet, VV.

Në një pjesë të emisionit, ai diskuton se pse njerëzit në një moment të caktuar vendosin të heqin dorë nga disa të drejta të caktuara.

Sipas tij, kjo ndodh për shkak të frikës.

Hitleri ka ardhur në pushtet duke i tutë gjermanët. Është një moment historik kur digjet Rajshtagut dhe i thonë Hitlerit se e kallën Rajshtagut. Në një moment ai nervozohet pak, por dikur thotë se kjo është dhuratë e Zotit. Pastaj, del iu thotë gjermanëve, se nëse nuk i ndalim komunistët, nëse nuk i ndalin hebrenjtë, krejt Gjermaninë kanë me kallë. Dhe kemi nevojë për masa të jashtëzakonshme. Në atë situatë të paqartësisë, gjermanët bëjnë kompromise me mediat. Thonë në rregull është kontrolli mediave, në rregull është kontrolli i kuvendit, në rregull është kontrolli i politikës”, ka thënë Buzhala.

Sipas tij, njerëzit duhet të rezistojnë dhe nuk duhet të heqin dorë nga liritë e tyre.

Benjamin Franklin, njeri prej etërve te shtetit amerikan thotë, po mundohem ta parafrazojë: ‘njerëzit që bëjnë kompromis për lirinë për pak më shumë siguri, nuk e meritojnë as lirinë e as sigurinë’”, është shprehur ai.

Me tej, Buzhala përmend rastin e Stalinit si rast tjetër ekstrem për kontrollim të mediave.

Ai ka vlerësuar se ëndërr e secilit diktator është kontrollimi i mendjes se njerëzve.

Pra, viktimat e parë e krejt lirive është(liria e shtypit). Nuk është liria e lëvizjes, liria e të bërit ekonomi, viktima e parë është liria e shprehjes, sepse prej saj derivojnë liritë tjera. Prandaj, secili diktator, secili autokrat, syrin më se pari e ka me e ndalë gazetën, me ta ndal ty gojën, me ta ndalë ty të drejtën me i thanë opinione tuaja. Pra, me ta kontrollu mendjen. Kontrollimi i mendjes është andërr e secilit diktator”, ka thënë Buzhala.

Lajme të ngjashme