Buzhala 'nervozohet' me komentuesin e VV-së, ngritet në këmbë: "Hiqmi këta analfabeta" - NACIONALE

Buzhala 'nervozohet' me komentuesin e VV-së, ngritet në këmbë: "Hiqmi këta analfabeta"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një fragment interesant i episodit të XVII të Ditarit të Buzhalës i dedikohet “frikës së Vuçiqit nga Albin Kurti”. A ka përnjëmend frikë Vuçiqi, apo po aktron si gjithnjë?

Duke bërë satirë por edhe duke ngulmuar në mendimin e tij, Buzhala komenton disa nga titujt e portaleve që janë komentuar më së shumti nga simpatizantët e flaktë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ata shfrytëzonin strategjinë e pushtetit të Vuçiqit, dhe vetë këtij të fundit, që kërkon ta paraqes Kosovën si destruktive në dialog në sytë e faktorit ndërkombëtar.

Por, “pikëllimet” e Vuçiqit, dhe fjalët e tij për Kurtin si “tri herë më i vështirë se Thaçi e Haradinaj në dialog” nuk po konsiderohen si fjalë të thëna me mashtrim nga presidenti serb. Në vend të kësaj, simpatizantët e VV-së po ndërtojnë një skenografi të re në të cilën Vuçiq flet vetëmevete e intimisht.

Megjithatë, Buzhala nuk arrin ta ruajë qetësinë me një prej komenteve. Problemi ishte te mungesa e njohurive elementare drejtshkrimore.

“Jo me Thaçin e Haradinajn ke lujtë si maca me mi e me Kurtin e ki bërbjeze,” – thoshte ndër tjerash komenti.

Por, ai nuk arrin ta lexojë komentin dhe për ta realizuar këtë operacion fare të lehtë i duhet të ngritet në këmbë për të parë më mirë. Pasi ulet, ai jep komentin në fjalë, ndoshta me nervozitet:

“Njerëz ma merakli me shkru, e me ditë ma keq me shkru se qita, nuk kom pa. Po ti nëse don me marrë pjesë në jetën publike, mësoj shkronjat,” – shprehet ai.

Këto gabime ia marrin mendjen Buzhalës, pasi ai vëren edhe të tjera si “gjini” apo edhe të atilla që bënin dallimet mes qytetarëve e fshatarëve.

“Hiqmi këta analfabeta, edhe këtë qasje... Prandaj e thashë në fillim, kurrgja nuk më pikëllon ma shumë se një budallë i lumtur,” - shprehet ai.

*Redaksia e Nacionales nuk pajtohet domosdoshmërisht me etiketimet e bëra nga gazetari Buzhala.

Video e plotë:

Lajme të ngjashme