Buzhala: I vetmi njeri që nuk e ka hangër kurrë rrenën e Kurtit është Hashim Thaçi, gjithë të tjerët janë mashtruar
Gazetari Berat Buzhal e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mashtrimet që ia ka bërë gjithë skenën politike, duke përfshirë edhe presidenten Vjosa Osmanni.
Në emisionin “Pressing”, ai ka bërë me dije se Kurti nuk ka arritur ta gënjen vetëm një politikan në Kosovë.
Sipas tij, vetëm Hashm Thaçi nuk i ka hangër asnjëherë “rrenat” e Kurtit.
Ai ka përmendur me emra politikanet kosovarë që Kurti i ka mashtruar nder vit.
Duke i komentuar kritikat e presidentes Vjosa Osmani ndaj Kurtit, ai ka thënë se tash shefja e shtetit duhet të deklarohet publikisht se është mashtruar nga kryeministri i Kosovës.
“Tanë jemi mashtru nga pak mas tij, nuk është veç kjo që është mashtruar. U mashtru, Ramushi, Fatmiri, Isa, përveç Hashim Thaçit. Në politiken kosovare, në 15 vitet e fundit, janë vetëm dy pole: Hashim Thaçi dhe Albin Kurti. Krejt tjerët janë sill herë anej e herë knej. I vetmi njeri që nuk e ka hangër kurrë rrenën e Albin Kurti ka qenë Hashim Thaçi, prej krejt skenës politike dhe le te themi edhe mediale”, ka thënë Buzhala.