Buzhala: Familja e Gjeneralit Gëzim Hazrolli – me kontribut kombëtar por edhe për zhvillimin ekonomik
Gazetari Berat Buzhala, thotë se gjenerali Gëzim Hazrolli i cili së fundmi iu bashkua LDK-së, vjen nga një familje e cila është ndër më të respektuarat në rajonin e Malishevës.
Ai thotë se kjo familje është e njohur për kontributin kombëtar por edhe për zhvillimin ekonomik, duke rikujtuar se familja e gjeneralit Gëzim Hazrolli, kanë fabrikën e dyerve dhe dritareve ‘Hazrolli Group’.
Buzhala thotë se këtë ‘historik’ të shkurtër të kësaj familje, nuk ia tregon rajonit të Malishevës, por pjesës tjetër të Kosovës.
Shkrimi i plotë:
Gjenerali Gezim Hazrolli ne LDK
Ne rajonin prej ku une vije, ate te Malisheves, njana prej familjeve ma te respektuara eshte ajo Hazrolli, edhe per kontributin kombetar edhe per zhvillimin ekonomik.
Gjeneralin Gezim Hazrolli nuk e kam taku kurre personalisht, mirepo kam degju per te. Kam degju per te edhe kur ishte komandant i Brigades 123 te UCK'se, edhe kur e kishte vazhdu karrieren ne TMK/FSK, pas kushedi sa trajnimeve ne qendra me prestigjioze Perendimore ushtarake, si Marshall Center apo Royal Collage.
Ne anen tjeter familja e Gezimit, vllaznit e tij, Burimin e Afrimin, krejt rajoni i jone i njeh per djem te ndershem e punetore, qe pervec tjerash, i kane te punesume ne punishtet e tyne qindra punetore.
Fabrika e dyereve dhe dritareve Hazrolli Group ne Suharake eshte deshmi e gjalle qe edhe ne Kosove prodhohet mire, prodhohet shume dhe prodhohet per eksport. Eshte deshmi qe edhe familjet gjermane i besojne prodhimeve te Kosoves, kur ato prodhime jane te nivelit gjerman.
Shumekush thote qe veprimtaria e Burimit ne Munich eshte edhe me mbreselenese, por une jam kompetent dhe kam njohuri me tregu per Afrimin dhe degen e hazrolleve te Kosoves.
Sa here kam pase nevoje dicka me punu ne Çabiq, pa marre parasysh cfare vlere ka pase sherbimi qe kane pase me e kry, kjo kompani ka ardhe edhe eshte angazhu, sikur me qene vlera milioneshe.
Prandaj, une kete postim po e shkruaj per pjesen tjeter te Kosoves, sepse as per Gezimin, as per Afrimin e as per Burimin, une nuk kam nevoje me i tregu rajonit tone.
Rajoni i jone e njeh edhe luften edhe punen e tyne.
Gezim Hazrolli gjendet ne listen e Lidhjes Demokratike te Kosoves per deputet te Kosoves, me numer 35.